Neymar zbulon të vërtetën për transferimin tek Real Madridi

Edhe pse u bashkua vetëm verën e kaluar me Paris SG, e ardhmja e Neymar duket shumë e pasigurt në “Parc des Princes”, pas spekulimeve kohët e fundit, se Real Madridi është gati të bëjë një lëvizje shokuse këtë verë. Madje edhe presidenti Nasser Al-Khelaifi është shqetësuar për lojtarin më të shtrenjtë në botë, megjithatë 26-vjeçari duket se nuk shqetësohet nga spekulimet dhe është i vendosur të qëndrojë në Paris Saint-Germain. Neymar foli për të ardhmen e tij duke siguruar, se ai është i kënaqur të qëndrojë me gjigandët francezë. “Unë erdha në Paris për të bërë histori dhe jam i qetë”, deklaroi Neymar.

“Thashethemet rreth Real Madridit? Unë nuk mund të bëj asgjë për t’i zhdukur”, tha braziliani duke hedhur poshtë një transferim në Madrid. PSG nënshkroi me Neymar gushtin e kaluar për një tarifë rekord dhe që atëherë ai ka ndezur kampionatin francez. Në 30 paraqitje në të gjitha garat ai ka grumbulluar 29 gola dhe 19 asiste. PSG bëri gjithçka në merkaton e kaluar për të patur sukses në Champions League duke nënshkruar me disa yje, por shpresat e tyre për të avancuar në fazat e fundit të kompeticionit u shuan pas humbjes në total 5-2 nga Real Madridit në 1/16. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan