Neymari ishte ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjen ndaj Montpellier shkaku që ‘turpëroi’ kundërshtarët me driblimet e tij

02 Shkurt 2020

Neymar ishte në formë tejet të mirë në ndeshjen e fundit të Paris Saint-Germainit në Ligue 1.

Parisienët fituan 5-0 ndaj Montpellier, derisa sulmuesi brazilian dhuroi spektakël me lëvizjet e tij.

27-vjeçari ishte në qendër të vëmendjes në këtë sfidë, që me driblimet e tij i turpëronte kundërshtarët.

Não gosto do futebol do Neymar e nem da sua pessoa, mas levar um cartão amarelo por dar um drible da lambreta aí é já é demais. É por isso que o futebol da várzea a cada dia vem crescendo. #NãoAoFutebolModerno pic.twitter.com/Egtaan7Cay

— 2020 Realizações (@anderson_kbca) February 1, 2020

Kur PSG fitonte 1-0 ndaj Montpellier që kishte mbetur me dhjetë lojtarë në fushë shkaku që portieri Dimitry Bertaud ishte përjashtuar me karton të kuq nga loja për ndërhyrjen jashtë zonës që bëri.

Derisa kishte dribluar dy mbrojtës kundërshtar dhe më vonë kishte bërë pasime spektakolare, gjyqtari i takimit vendosi ta ndëshkonte me kartonë të verdhë.

17secondes de jeu et il nous régale déjà #PSGMHSC #Neymar pic.twitter.com/xeLmu38uf1

— Neymarinho 👑 (@Parisien_v12) February 1, 2020

Neymar ishte paralajmëruar nga gjyqtari që mos vazhdonte me aso driblime, shkaku që po i turpëronte lojtarët kundërshtarë, e që tifozët mbetën të befasuar.

“Unë vetëm luaj futboll”, ishte reagimi i brazilianit pas ndeshjes që kishte mbetur i shokuar nga futbolli.

O NEYMAR TOMOU AMARELO POR TENTAR UMA LAMBRETA ISSO MESMO, POR TENTAR UMA LAMBRETA ISSO É UMA VERGONHA.. NÃO PODE MAIS DRIBLAR É ISSO MESMO? pic.twitter.com/pElx7XZyYk

— Luan Mil Grau (@LuanMilGraau) February 1, 2020

Madje, kartoni i verdhë për ish-yllin e Barcelonës ka ngjallur shumë reagime në Twitter nga tifozët që shkruan se nuk është ky futboll, pasi një lojtar që driblon ndëshkohet me karton të verdhë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com