Neymari kërkon përsëri dëmshpërblim nga Barcelona

13 Dhjetor 2019

Vëmendja e Neymarit është kthyer sërish në marrjen në dëmshpërblimi nga Barcelona për mospagimin e një tarife që ai ndjen së është e drejtë.

Kampionët e La Ligas nuk i paguan atij një shumë parash që u përfshinë në kontratën e tij si një bonus besnikërie pasi ai u largua për te Paris Saint-Germain.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, sulmuesi tani ka ngritur një padi tjetër kundër klubit katalunas, duke pretenduar keqbesim nga ana e tyre.

Lexo po ashtu: PSG kërkon 180 milionë euro nga shitja e Neymarit

Neymari po kërkon 3.5 milion euro nga ish-klubi i tij dhe, si rezultat, e largon atë nga rikthimi i tij në Camp Nou.

Afati i transferimeve të verës së kaluar u mbizotërua nga raportet e Neymarit për t’u larguar nga PSG në mënyrë që të ribashkohej me Barcelonën, megjithëse ai kurrë nuk tërhoqi ankesën e tij kundër klubit katalunas.

Gjatë diskutimeve që u zhvilluan, Neymar pohoi se ai do të ndalonte padinë e tij, megjithëse tani që marrëveshja nuk ka kaluar përmes tij ai po e çon çështjen përpara.

Lexo po ashtu: Messi përgatit largimin nga Barcelona nëse Neymari nuk transferohet

Ylli brazilian është ende në pritje të gjykimit.

Neymar gjithashtu pretendon edhe 100 mijë euro shtesë si një tjetër bonus që shkoi pa paguar në kontratën e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan