Neymari nuk po e mendon largimin nga PSG-ja

03 Korrik 2019

E ardhmja e Neymarit duket se ka filluar të qartësohet me fillim të këtij afati kalimtar, pasi që lidhet me një rikthim te Barcelona.

Gazeta braziliane, El Transistor, ka bërë të ditur se numri dhjetë nuk e ka në plan të largohet nga Paris Saint-Germaini në këtë verë, gjersa po bëhet gati të rikthehet në Paris para ndeshjeve parasezonale edhe pse aktualisht është  lënduar.

27-vjeçari është duke u lidhur me një rikthim në Camp Nou, derisa është nën shënjestër edhe të Real Madridit, por ende nuk ka oferta konkrete.

Neymar (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Ditë më parë mediat franceze dhe ato spanjolle ishin vërshuar me lajme se Neymari po e kërkon me ngulm largimin nga Parku i princave, por një gjë e tillë më gjasë nuk do të ndodhë.

Lexo po ashtu: Presidenti i La Ligas, Tebas: Preferoj që Neymari të mos kthehet te Barcelona

Braziliani po planifikon që të qëndrojë edhe për një sezon te PSG-ja, derisa në verën e vitit 2020 në garë do të jenë sërish Real Madridi dhe Barcelona, që shihen si dy pretendentët kryesorë.

Kontrata e yllit brazilian skadon në qershorin e vitit 2022, derisa është transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, pas kalimit të tij para dy vitesh nga kampionët e La Liga-s te ata të Ligue 1 për 222 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com