Nga Balaj te Kumbulla, ja urimet e lojtarëve të Kombëtares drejtuar shqiptarëve për 2021

31 Dhjetor 2020

Lojtarët e Kombëtares shqiptare të futbollit kanë uruar përmes FSHF të gjithë shqiptarët, që të të kalojnë gëzuar në festën e ndërrimit të viteve. Bekim Balaj, Marash Kumbulla, Lindon Selahi, Enis Çokaj, Enea Mihaj e Albi Doka urojnë që viti 2021 të jetë sa më i mbarë dhe që të gjithë të dalim sa më parë nga kjo situatë e vështirë që ka sjellë pandemia Covid-19.

“Uroj të gjithë shqiptarët gëzuar dhe për shumë vjet festat e fundvitit. Me 2020-n lamë pas një vit jo pa mundime për të gjithë ne. Uroj që viti 2021 të sjell fat dhe mbarësi në familjet tuaja. Përzemërsisht nga unë Bekim Balaj”, – thotë sulmuesi kuqezi, ndërsa mesfushori Enis Çokaj uron që të gjithë t’i kthehemi jetës normale: “Dua të uroj të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen gëzuar Vitin e ri! Shpresoj të jetë një vit sa më i mbarë për ju dhe familjet tuaja dhe shpresoj që pandemia të kalojë sa më shpejt e t’i kthehemi jetës normale. Gëzuar edhe një herë”, – thotë Çokaj.

Mesfushori tjetër kuqezi Lindon Selahi uron që viti 2021 të na rikthejë tifozët në stadium, ndërsa Aldi Doka, Marasha Kumbulla e Enea Mihaj shprehin urimin që të dalim sa më parë ky moment i vështirë.
Ndiqni videon më poshtë për të ndjekur urimet e futbollistëve të kombëtares:

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com