Nga Botërori në biznes me Will Smith, jeta e re e Honda-s

Pasi i dha lamtumirën kombëtares së Japonisë, Keisuke Honda, ish-lojtari i njohur i Milanit, po përgatitet për atë që do të jetë jeta e tij pas futbollit; pas përvojës në Milano ai fluturoi në Meksikë, te Pachuca, një aventurë që përfundoi më 30 qershor. Tani ai  po kërkon një ekip të ri, sepse në moshën 32  vjeçare ndoshta mund ti ketë thënë lamtumirë Japonisë, por jo futbollit. Në pritje për të nisur një aventurë që ta stimulojë, ish numri 10 i Milan ka nisur një biznes me …… Will Smith.

Siç shkruan Nikkei Asian Review, Honda është gati për një karrierë si sipërmarrës: së bashku me yllin amerikan po sheh mundësinë për të punuar në sektorin e investimeve që kapin vlerën e 100 milionë dollarëve. Ideja është e të gjeturit investitorë japonezë, të cilët, nga ana tjetër, janë gati të përfshihen në start-up që krijohen në SHBA. Prince of Osaka dhe Fresh Prince do të kenë detyrën e identifikimit të kompanive të pakuotuara në bursë me vlerë një miliardë dollarë. “Të hapim rrugën e bashkëpunimit midis investitorëve japonezë dhe kompanive jashtë vendit”, këto ishin fjalët e Hondës. Në pritje për të gjetur një ekip, Honda bëhet sipërmarrës. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan