Nga Donnarumma te Chiesa, Italia kushton 440 milion euro

16 Tetor 2018

Italia është kthyer më në fund te fitorja. Paraqitja e mirë e bërë të dielën në Poloni ka lejuar ekipin e Mancini-t të shmangë rënien në Ligën B të Nations League dhe i ka dhënë siguri për të qenë kokë grupi në shortin e kualifikueseve të Euro 2020

Ka funksionuar treshja sulmuese Chiesa-Bernardeschi-Insigne, me juventinin dhe napolitanin që me pak cinizëm mund ta kishin zgjidhur ndeshjen shumë më herët se golit vendimtar i Biraghi-t.

Suksesi i Mancini-t qëndron te fakti se ka arritur të bëjë të bashkëjetojnë në fushë shumë talente dhe se ka krijuar një mesfushë me regjisorë, si Verratti-Barella dhe Jorginho. Një mesfushë që vlen shumë edhe në merkato, duke parë 65 milionë eurot e derdhura nga Chelsea në arkat e Napoli-t për italo-brazilianin, 70 të kërkuara nga PSG për ish-lojtarin e Pescara-s dhe 45 të talentit të Cagliari-t, i cili ka përfunduar në shënjestrën e Inter dhe Milan. E njëjta shifër e paguar për Verratti-n do të duhej për të blerë, respektivisht nga Juventus dhe Napoli, Bernardeschi-n dhe Insigne-n. Ndërsa do të duheshin 10 milionë më pak për talentin e Fiorentina-s, Chiesa. Në mbrojtje kalohet nga 40 milionë euro për Donnarumma-n te 15 për Biraghi-n, njeriun e ndeshjes kundër Polonisë.

Në total, formacioni i hedhur në fushë nga Mancini kundër Polonisë, ka një vlerë totale 440 milionë euro: Donnarumma 40; Florenzi 25, Bonucci 35, Chiellini 15, Biraghi 15; Barella 45, Jorginho 65, Verratti 70; Bernardeschi 70, Insigne 70, Chiesa 60. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan