REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Ju njohim me ekipet pjesëmarrëse në finalet e Botërorit, stadiumet, statistika e kuriozitete, grupet dhe kalendari i turneut

Nga ekipet te kalendari, gjithçka duhet të dini për “RUSI 2018”

12 Janar 2018 19:26

Ngjarja kryesore në botën e futbollit për këtë vit, është padyshim Kampionati Botëror që do zhvillohet në Rusi. Edicioni i 21-të u turneut më të rëndësishëm në planet, që premton të jetë spektakolar.

Kampionët në fuqi, Gjermania janë favoritët e turneut, pas fazës eliminatore të shkëlqyer që zhvilloi. Sidoqoftë, rruga drejt suksesit nuk do të jetë e lehtë pasi janë vendosur në grupin F në krah të Suedisë, Meksikës dhe Republikës së Koresë.

Ekipi i drejtuar nga Joachim Low, ishte i vetmi ekip europian që përfundoi fazën me një rekord të përsosur prej 10 fitoresh nga 10 ndeshje dhe shënoi 43 gola, ndërkohë që pësuan vetëm katër.

Shpagimi, do të jetë synimi i brazilianëve, pasi atij dështimi në botërorin e kaluar, që u zhvillua në shtëpinë e tyre

Humbja 7-1  në gjysmëfinale me Gjermaninë, nuk do të harrohet kurrë, por trajneri Tite ka ndryshuar fytyrën këtij ekipi, dhe nuk ka asgjë të përbashkët me atë ekip që u paraqit botërorin e kaluar.

Udhëhequr nga Neymar, Brazili dominoi kualifikueset e CONMEBOL dhe përfundoi grupin me 10 pikë diferencë nga vendi i dytë, ku u rendit Uruguai.

Harmonia dhe spektakli, që janë karakteristikat e futbollit brazilian janë kthyer, me një sulm që përfshin Neymar, Gabriel Jesus dhe Philippe Coutinho, që e bën akoma më të vështirë misionin, për ekipet e tjera që ta ndalin Brazilin.

Spanja është një tjetër ekip që do të kërkojë të fshijë kujtimet e Kupës së Botës 2014, ku rekordi i fitimit të tre kompeticioneve radhazi si Euro 2008, Kampionati Botëror 2010 dhe Euro 2012 - u ndërpre nga eliminimi në grupe.

Detyra më e vështirë e SpanjësGrupin B do të jetë sfida me kampionin në fuqi të Euro 2016, Portugalinë.

Ndërkohë, Franca dhe Argjentina mund të mburren me yjet në ekip, por ende nuk kanë treguar se mund të prodhojnë një futboll, që përkon me cilësinë e turneut.  Les Bleus në letër janë më të favorizuar në fazën në grupe, pasi shorti i ka vendosur me Australinë, Perunë dhe Danimarkën.

Gareth Southgate ka një detyrë të vështirë për të udhëhequr Anglinë, pas poshtërimeve të pësuar si në Euro 2016 ashtu edhe në Kupën e Botës 2014.

EKIPET pjesëmarrëse

UEFA – Europa

Nga Europa, në Rusi 2018,u kualifikuan 13 ekipe plus organizatorin e turneut Rusia. Belgjika, Franca, Gjermania, Anglia, Islanda, Polonia, Portugalia dhe Spanja fituan grupet përkatëse. Suedia, Zvicra, Kroacia dhe Danimarka u kualifikuan me anë të play-off, duke eliminuar respektivisht Italinë, Irlandën e Veriut, Greqinë dhe Irlandën.

Europa ka shtatë Kupa BoteRusi (me Italinë do të ishin 11), nga të cilat katër janë fituar nga Gjermania dhe një nga Franca (1998), Anglia (1966) dhe Spanja (2010). Nëse gjermanët fituan Kupën e Botës në vitin 1954, në vitin 1974, duke mundur në finale Holandën e futbollit total të Cruijff-it, në Itali1990 dhe në edicionin e fundit të vitit 2014, Franca dhe Anglia arritën të fitonin vetëm ato edicione që ishin vetë organizatorë të turneut. Në vitin 1998, Franca e Zidane dhe Deschamps mundën në finale Brazilin e Ronaldos, ndërsa akoma edhe sot diskutohet për golin fantazëm në finalen e 1966, shënuar nga Geoff Hurst, që i dha mundësinë Anglisë të mundte Gjermaninë në finale.

Para fitores së vitit 2010, renditja më e mirë e Spanjës ishte vendi i katërt në 1950. Nga ana tjetër, për herë të parë në Kupën e Botës merr pjesë Islanda, kualifikuar nga një grup që nuk ishte i lehtë, i përbërë nga Ukraina, Kroacia dhe Turqia. Pritet shumë edhe nga Polonia e Lewandowsk-it, pas mungesës në Brazil dhe Afrikë të Jugut.

Rikthim edhe për Suedinë, që mungon nga viti 2006. Eliminuan Italinë, por ky ekip nuk mund të krahasohet në asnjë mënyrë me atë që mori pjesë në Botërorin e 1950, ku doli e treta falë lojës të Gunnar Nordahl.

CONMEBOL - Amerika e Jugut

Peruja është ekipi i pestë që kualifikohet nga grupi i Amerikës së Jugut pas fitores në  play-off me Zelandën e Re. Për Perunë  është një rezultat historik: kualifikimi i fundit daton në 1982 (36 vjet më parë). Katër ekipet e tjera që kanë prenë biletën për Rusi 2018 janë Brazili, Uruguai, Kolumbia dhe Argjentina. Këta shtete kanë  nëntë Kupa Bote. Brazili ka fituar pesë (1958, 1962, 1970, 1994, 2002), ndërsa dy kupa janë fituar nga Argjentina (1978 dhe 1986) dhe Uruguai (1930 dhe 1950). Ndërsa, renditja më e mirë e Kolumbisë është eliminimi në çerekfinale nga Brazili në 2014.

CAF – Afrika

Afrikë, Egjipti rikthehet pas 27 vjetësh në një fazë finale të Kupës së Botës. Pjesëmarrja e fundit daton në Itali në vitin 1990, kur ekipi kombëtar afrikan u eliminua në raundin e parë. Merita e këtij suksesi sigurisht që i atribuohet sulmit të ekipit drejtuar nga Hector Cuper, i cili mund të mbështetet tek një lojtar si Salah. Rikthehet pas 20 vjetësh, edhe, Maroku, që së bashku me Tunizinë, Nigeri dhe Senegal, mbyllin listën e ekipeve afrikane të kualifikuara në Rusi 2018.

OFC - Azia dhe Oqeania

Pesë skuadra të kualifikuara, për raundin përfundimtar të Kupës së Botës nga Azia dhe Oqeania. Irani dhe Arabia Saudite janë ndër surprizat. Ekipet e tjera të kualifikuara janë Japonia, Koreja e Jugut dhe Australia që kanë marrë pjesë më përpara në Botëror.

CONCACAF - Amerika Veriore dhe Qendrore

Surprizë moskualifikimi i Shteteve të Bashkuara: diçka që nuk ndodhte që nga viti 1986. Tjetër surprizë është kualifikimi i  Panamasë dhe Kosta Rikes, që ju bashkohet edhe Meksika.

 

Statistika dhe kuriozitete!

  • Ky do të jetë edicioni i 21-të i Kupës së Botës, 88 vjet pas atij të zhvilluar në Uruguai1930. Për herë të parë do të luhet në Rusi.
  • Ekipet pjesëmarrëse do të jenë 32, përfshirë debutuesit e Panamasë dhe Islandës. Ekipi debutues i fundit që kalonte fazën e grupeve ishte Sllovakia në vitin 2010.
  • Ekipi organizator ka kaluar gjithmonë fazën e grupeve në Kupën e Botës, me përjashtim të Afrikës së Jugut në vitin 2010.
  • Në fakt, në gjashtë nga 20 botëroret e mëparshme , ishte ekipi organizator që triumfonte - e fundit ishte Franca në 1998.
  • Gjermania synon të bëhet Kombëtarja e parë që mund të fitojë dy botërore të njëpasnjëshme pas Italisë (1934-1938) dhe Brazilit (1958-1962).
  • Portugalia mund të bëhet Kombëtarja e katërt që fitojnë një kampionat europian dhe një kampionat botëror rresht, pas Gjermanisë Perëndimore (Euro 72 dhe 74), Francës (World 98 dhe Euro 2000) dhe Spanjës (Euro 2008, Kampionati Botëror 2010 dhe Euro 2012)..
  • Shënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës është padyshim Miroslav Klose (16 gola).

 

GRUPET:

Grupi A: Rusi (vendi pritës), Arabi Saudite, Egjipt, Uruguai

Grupi B: Portugali, Spanjë, Marok, Iran

Grupi C: Francë, Australi, Peruja, Danimarkë

Grupi D: Argjentinë, Islandë, Kroaci, Nigeri

Grupi E: Brazil, Zvicër, Kosta Rikë, Serbi

Grupi F: Gjermani, Meksikë, Suedi, Kore e Jugut

Grupi G: Belgjikë, Panama, Tunizi, Angli

Grupi H: Poloni, Senegal, Kolumbi, Japoni

 

KALENDARI:

Faza në grupe:

14.6.2018

(A) Rusi – Arabi Saudite: 17:00 , “Luzhniki Stadium”, Moskë

15.6.2018

(A) Egjipt – Uruguaj: 14:00 , “Central Stadium”, Ekaterinburg

(B) Marok – Iran: 17:00, “Krestovsky Stadium”, Shën Petërburg

(B) Portugali – Spanjë: 20:00, “Fisht Olympic Stadium”, Soçi

16.6.2018

(C) Francë – Australi: 12:00, “Kazan Arena”, Kazan

(D) Argjentinë – Islandë: 15:00, “Otkrytie Arena”, Moskë

(C) Peru – Danimarkë: 18:00,  “Mordovia Arena”, Saransk

(D) Kroaci – Nigeri: 21:00, “Kaliningrad Stadium”, Kaliningrad

17.6.2018

(E) Kosta Rikë – Serbi: 14:00, “Samara Arena”, Samara

(F) Gjermani – Meksikë: 17:00, “Luzhniki Stadium”, Moskë

(E) Brazil – Zvicër: 20:00, “Rostov Arena”, Rostov mbi Don

18.6.2018

(F) Suedi - Kore e Jugut: 14:00, Nizhny Novgorod Stadium, Nizhny Novgorod

(G) Belgjikë – Panama: 17:00, “Fisht Olympic Stadium”, Soçi

(G) Tunizi – Angli: 20:00, “Volgograd Arena”, Vollgograd

19.6.2018

(H) Poloni – Senegal: 14:00, “Otkrytie Arena”, Moskë

(H) Kolumbi – Japoni: 17:00, “Mordovia Arena”, Saransk

(A) Rusi – Egjipt: 20:00, “Krestovsky Stadium”, Shën Petërburg

20.6.2018

(B) Portugali – Marok: 14:00, “Luzhniki Stadium”, Moskë

(A) Uruguaj – Arabi Saudite: 17:00, “Rostov Arena”, Rostov mbi Don

(B) Iran – Spanjë: 20:00, “Kazan Arena”, Kazan

21.6.2018

(C) Francë – Peru: 14:00, “Central Stadium”, Ekaterinburg

(C) Danimarkë – Australi: 17:00, “Samara Arena”, Samara

(D) Argjentinë – Kroaci: 20:00, Nizhny Novgorod Stadium, Nizhny Novgorod

22.6.2018

(E) Brazil - Kosta Rikë: 14:00, “Krestovsky Stadium”, Shën Petërburg

(D) Nigeria – Islandë: 17:00, “Volgograd Arena”, Vollgograd

23.6.2018

(G) Belgjikë – Tunizi: 14:00, “Otkrytie Arena”, Moskë

(F) Gjermani – Suedi: 17:00, “Fisht Olympic Stadium”, Soçi

(F) Kore e Jugut – Meksikë: 20:00, “Rostov Arena”, Rostov mbi Don

24.6.2018

(G) Angli – Panama: 14:00, Nizhny Novgorod Stadium, Nizhny Novgorod

(H) Japoni – Senegal: 17:00, “Central Stadium”, Ekaterinburg

(H) Poloni – Kolumbi: 20:00, “Kazan Arena”, Kazan

25.6.2018

(A) Uruguaj – Rusi: 16:00, “Samara Arena”, Samara

(A) Arabi Saudite – Egjipt: 16:00, “Volgograd Arena”, Vollgograd

(B) Iran – Portugali: 20:00, ““Mordovia Arena””, Saransk

(B) Spanjë – Marok: 20:00, “Kaliningrad Stadium”, Kaliningrad

26.6.2018

(C) Australi – Peru: 16:00, “Fisht Olympic Stadium”, Soçi

(C) Danimarkë – Francë: 16:00, “Luzhniki Stadium”, Moskë

(D) Nigeria – Argjentinë: 20:00, “Krestovsky Stadium”, Shën Petërburg

(D) Islandë – Kroaci: 20:00, “Rostov Arena”, Rostov mbi Don

27.6.2018

(F) Kore e Jugut – Gjermani: 16:00, “Kazan Arena”, Kazan

(F) Meksikë – Suedi: 16:00, “Central Stadium”, Ekaterinburg

(E) Serbi – Brazil: 20:00, “Otkrytie Arena”, Moskë

(E) Zvicër - Kosta Rikë: 20:00, Nizhny Novgorod Stadium, Nizhny Novgorod

28.6.2018

(H) Japoni  - Poloni: 16:00, “Volgograd Arena”, Vollgograd

(H) Senegal – Kolumbi: 16:00, “Samara Arena”, Samara

(G) Angli – Belgjikë: 20:00, “Kaliningrad Stadium”, Kaliningrad

(G) Panama – Tunizi: 20:00, “Mordovia Arena”, Saransk

 

1/8 e finaleve

 

30.6.2018

C1 - D2            16:00           “Kazan Arena”

A1 - B2            20:00           “Fisht Olympic Stadium”

1.7.2018

E1 - F2            16:00            “Samara Arena”

G1 - H2           20:00            “Rostov Arena”

2.7.2018

B1 - A2            16:00         “Luzhniki Stadium”

D1 - C2            20:00         “Nizhny Novgorod Stadium”

3.7.2018

F1 - E2             16:00           “Krestovsky Stadium”

H1 - G2           20:00            “Otkrytie Arena”

 

1/4 e finaleve

 

6.7.2018

QF1 - QF2       16:00           “Nizhny Novgorod Stadium”

QF5 - QF6       20:00         “Kazan Arena”

 

 

7.8.2018

QF3 - QF4       20:00               “Fisht Olympic Stadium”

QF7 - QF8       14:00               “Samara Arena”

Gjysmëfinale

 

10.7.2018

SF1 - SF2         20:00               “Krestovsky Stadium”

11.7.2018

SF3 - SF4         20:00               “Luzhniki Stadium”

 

Finalja

FN1 - FN2       17:00               “Luzhniki Stadium”

 

STADIUMET:

Do të zhvillohen gjithsej 64 ndeshje në 12 stadiume të vendosura në 11 qytete:

Moska: Stadiumi Luzhniki (81,000 kapacitet) dhe Otkrytiye Arena (45,360)

Shën Petersburg: Stadiumi Krestovsky (56,196)

Kaliningrad: Stadiumi Kaliningrad (35,000)

Kazan: Kazan Arena (45,379)

Nizhny Novgorod: Stadiumi i Nizhny Novgorod (45,000)

Samara: Cosmos Arena (44,918)

Volgograd: Volgograd Arena (45,568)

Saransk: Mordovia Arena (44,442)

Rostov-on-Don: Rostov Arena (45,000)

Soçi: Stadiumi Olimpik i Fishtit (47,659)

Yekaterinburg: Ekaterinburg Arena (35,696)

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Tifozët e United të mahnitur që Arsenali ka rënë dakort

Gjithçka “OK” për shkëmbimin Sanchez-Mkhitaryan

21 Janar 2018 00:11

Më në fund “pazëlli” është plotësuar, shkëmbimi Sanchez-Mkhitaryan tashmë është bërë realitet. Kiliani bashkohet me Manchester United, ndërsa armeni me Arsenalin.

MKKHITARYAN - Henrikh ka pranuar transferimin nga Manchester United tek Arsenali, duke realizuar shkëmbimin. Mesfushori 28-vjeçar do të kryejë vizitat mjekësore të dielën dhe më pas do të nënshkruajë kontratën e re për të zyrtarizuar transferimin e tij të hënën. Kohëzgjatja e marrëveshjes me "Topçinjtë" dhe paga e tij ende nuk dihen.

SANCHEZ - Ardhja e Mkhitaryan-it ishte kushti i vendosur nga Arsenali për t'i dhënë dritën jeshile kalimit të Alexis Sanchez-it tek “Djajtë e Kuq”. Sulmuesi, që në fund të qershorit i përfundonte kontrata me “Topçinjtë”, dukej i destinuar për t’u bashkuar me Manchester City-n, por përfshirja e Mourinho-s bëri që ai të përfundojë në “Old Trafford”. Si Sanchez ashtu edhe Mkhitaryan nuk ishin pjesë e ekipeve të tyre përkatëse në ndeshjet që skuadrat zhvilluan të shtunën. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Dy sportistët e mbyllën vitin 2017 me medalje në arenën ndërkombëtare

Smajlaj dhe Qerimaj, nderohen me çmimin "Krenaria e Shkodrës"

20 Janar 2018 23:49

Atleti Izmir Smajlaj dhe peshëngritësi Erkand Qerimaj janë nderuar mbrëmjen e sotme me titullin e lartë “Krenaria e Shkodrës” në aktivitetin e zhvilluar në teatrin “Migjeni”. Në këtë aktivitet janë vlerësuar më të mirët e fushave të ndryshme, pas një votimi që është bërë prej më tepër se një muaji. Në 2017 Smajlaj u shpall kampionin i Evropës në atletikë, ndërsa Qerimaj nënkampion i Evropës në peshëngritje.

Peshëngritësi u shfaq i lumtur për këtë vlerësim që i bëhet nga qyteti i tij, teksa theksoi, se në vitin 2018 do të punojë edhe më fort për të nderuar Shkodrën dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. “Sonte mora çmimin “Krenaria e Shkodrës” për rezultate me medalje në vitin 2017. Shpresoj, që edhe në 2018 të ngrejë flamurin lart në Evropianin që zhvillohet ne Tiranë në mars”, shkruan Qerimaj në “Facebook”. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Henrique duhet të tregohet i shpejtë, pasi nuk është i vetmi që interesohet për të

Mourinho dhe Wenger i shpallin “luftë” Paris SG për portugezin

20 Janar 2018 23:19

Arsene Wenger dhe Jose Mourinho janë hedhur në sulm për të nënshkruar me objektivin e Paris SG, Danilo Pereira shkruan “le10sport.com”. Antero Henrique do të duhet të luftojë shumë, nëse dëshiron të marrë yllin e Porto-s. Prioritet për verën e ardhshme është N'Golo Kanté, por në rast se ky operacion nuk realizohet PSG ka gati planin B. Në këtë mënyrë, klubi i kryeqytetit do të provojë për Fabinho dhe Danilo Pereira, dy lojtarë që ngjallën kuriozitetin e Antero Henrique verën e kaluar.

Sipas “The Sun”, Antero Henrique duhet të tregohet i shpejtë, pasi nuk është i vetmi që interesohet për Pereira. Drejtori sportiv i Paris SG do të sfidohet nga dy gjigandët e Premier League, Manchester United dhe Arsenal. Mësohet se José Mourinho dhe Arsène Wenger do të futen në “valle” për mesfushorin portugez dhe e kanë ndjekur lojtarin këtë të premte në ndeshjen mes Porto dhe Tondela. Një gjë është e sigurtë: Që mesfushori do të largohet nga Porto, por destinacioni është ende enigmë... /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Fjalët e mira nuk mungojnë për Sarri-n

Capello: Rafinha? Inter nuk ka shumë kohë për të

20 Janar 2018 23:16

Fabio Capello po vazhdon karrierën e tij si trajner te skuadra kineze e Jiangsu Suning. Por ai e ndjek me vëmendje edhe kampionatin italian. Capello flet për prurjen më të fundit tek Interi, Rafinha, si edhe takimin Atalanta-Napoli.

“Rafinha është një futbollist që ka cilësi, por vjen pas një dëmtimi. Le t’i japim kohë, por Interi nuk ka shumë. Në atë pozicion, mund t’i japë shumë zikaltërve. Mendoj se i duhen tri takime të vërteta. Futbolli italian, krahasuar me atë spanjoll është shumë ndryshe. Por nëse është blerë, ka garanci për të”, tha italiani.

Në lidhje me sfidën midis Atalanta-s dhe Napolit, ai u shpreh: “

Sarri është një trajner inteligjent, bëri një mrekulli vitin e shkuar. E kuptoi që duhej të rrezikonte, ndërtoi një ekip të mirë, të aftë me presionin që bën. Për Napolin mund të jetë një sfidë me rëndësi”, përfundoi Capello.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment