Nga Elbasani në Koplik, sot diskutohet Kupa e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë do të nisë sot rrugëtimin e saj për sezonin 2018/19. Tre ekipe nga Kategoria e Parë dhe një nga Kategoria e Dytë do të diskutojnë sot se kush do të kalojë në turin e dytë të këtij trofeu.

Përballje interesante do të jetë ajo e Elbasanit, ku skuadra vendase do të presë Orikumin, kundërshtarin e sezonit të shkuar për ngjitjen në të Parën. Ndeshja do të luhet në orën 16:00 në “Shefqet Lamçja”, ku nga rezultati i kësaj përballjeje do të përcaktohet se kush do të shkojë më para.

Pra, nuk do të ketë takim kthimi, vetëm në 90 minuta, apo edhe me shtesën 30 minutëshe, do të përcaktohet se kush do të jetë rivali i Kukësit pas kësaj sfide. Shorti është përcaktuar, kështu që ose Elbasani ose Orikumi do të përballen me verilindorët më 12 dhe 26 shtator.

Sfidë interesante është dhe ajo mes Veleçikut dhe Klosit që janë të pozicionuara në grupin A të Kupës së Shqipërisë. Koplikasit që janë rikthyer në Kategorinë e Parë do të ndeshen me debutuesit e Klosit që bënë sezon të kënaqshëm. Ata e kanë për herë të parë pjesëmarrjen në Kupën e Shqipërisë, kështu që do të kërkojnë të lënë mbresa në 90 minutat vendimtare. Kundërshtar i skuadrës që do të kualifikohet është Skënderbeu. /EDS/

***************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan