Nga kërcënimet te paqja, Ceferin mirëpret “rebelët”: Gabuan, por tani kanë shumë për të dhënë

21 Prill 2021

Mënjëherë pas tërheqjes së klubeve “rebelë” nga projekti për krijimin e Super League, UEFA ka ndryshuar tonet dhe qëndrimin e saj. Nga kërcënimet për përjashtim, në reagimin e tij presidenti Alexander Ceferin ka shtrirë i pari dorën e bashkëpunimit.

2. Vdekja E Futbollit Te Gjithe Kunder Super League, Uefa Kercenon Rebelet Me Perjashtim

“Dje thashë se është diçka për t’u admiruar kur pranon se ke gabuar dhe këta klube kanë bërë një gabim të madh. Por tani janë kthyer në grup dhe e di që kanë shumë për të dhënë, jo vetëm në kompeticionet tona, por për të gjithë futbollin europian. Tani gjëja më e rëndësishme është të shkojmë përpara dhe të rindërojmë unitetin që gëzonte më parë ky sport”, ka thënë presidenti i UEFA-s në deklaratën e tij zyrtare.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com