Nga lufta në realizimin e ëndrrës për Ligën e Kampionëve: Historia e Vedat Muriqit e shkruar nga gazetari i njohur italian Di Marzio

06 Shtator 2020

Duke parë jetën e tij, mbijetesa në luftën e Kosovës, kthimi në atdhe, nisja e karrierës si futbollist dhe arritja deri në Turqi me Fenerbahcen ku spikati në vetëm një sezon të krijohet një respekt i jashtëzakonshëm për 26-vjeçarin, i cili do të ketë shansin e madh të luajë për herë të parë në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve.

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio i ka kushtuar një reportazh të plotë jetës dhe ngjitjes në karrierë të Vedat Muriqit, të cilin e krahasojnë me sulmuesin  e Bayern Munichut, Robert Lewandowskin.

Nga Lufta e Kosovës në Ligën e Kampionëve. Vedat Muriqi, që në fëmijëri i ka parë të gjitha ngjyrat e jetës. Dhe kur vjen fjala te fusha e lojës, për dikë si ai mund të jetë vetëm një kënaqësi e thellë. Pavarësisht rezultatit, pavarësisht gjithçka je tjetër.

Vedat Muriqi (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Në moshën 26-vjeçare me 15 gola në kampionatin turk në sezonin e parë me Fenerbahcen ishte më se e mjaftueshme për të bindur Igli Taren që ta futur në librin e tij të shënimeve.

Lazio e ka ndjekur prej javësh Muriqin, ndërsa tani do të kenë mundësinë të shijojnë gjithçka prej tij. Marrëveshja mes klubeve tashmë është arritur.

Largimi nga Kosova në luftë dhe rikthimi për të luajtur futboll

Vedat Muriqi u detyrua të largohej nga Kosova për në Shqipëri që kur ishte fëmije, pasi në vendlindjen e tij kishte luftë. Që kur u kthye në shtëpi, Vedati ndoqi ëndrrën për t’u bërë futbollist.

Në moshën 6-vjeçare, ai duhej të mësohej se si t’u fshihej ushtarëve serb, të njëjtët që vranë shumë njerëz në lagjen e tij.

Pastaj ai shkoi për në Shqipëri për t’u strehuar së bashku me familjen e tij.

Në verën e 2005, Muriqi fillon të luajë me Lirinë e Prizrenit. Nga ky moment nisi një kapitull shpresëdhënës në jetën e tij.

Nga Kosova deri në Itali rruga nuk është e shkurtër. Pas përvojës me të rinjtë e Lirisë, Vedat u kthye në Shqipëri për të debutuar me Teutën. Në moshën 20-vjeçare, kaloi në Turqi te Giresunspori.

Ngjitja vazhdoi deri në momentin kur Fenerbahçe e thirri në verën e 2019-ës dhe Muriqi i hipi avionit. Disa muaj më vonë, klubet më të forta në Evropë ishin vënë pas tij.

Karakteristikat si sulmues

“Kur shikon teksa luan, më kujton Robert Lewandowskin. Është shumë herët të mendojmë se mund ta shikojmë te Bayern Munich, ndoshta në vend të polakut, por nëse vazhdon të rritet në këtë mënyrë…”.

Kurrë mos thuaj kurrë. Krahasim i gabuar? Në pamje të parë duket kështu. Në këtë mënyrë u shpreh Max Kruse, shoku i skuadrës së Muriqit te Fenerbahce.

Kruse ka zhvilluar 250 ndeshje në Bundesligë duke luajtur me klube si Werder Bremenin, Wolfsburgun dhe Borussia Munchenglabachun.

Përpara se ta krahasojë Muriqi me Lewandowskin, Kruse ka menduar në disa pika të caktuara.

Duke lënë mënjanë CV-të e tyre, ka disa ngjashmëri. Muriqi ngjan si sulmues modern, pak më shumë i gjatë se që preferohet (1.95) dhe më pak i shpejtë, por është i zoti në kontrollin e topit. Është i fuqishëm në goditjet me kokë. Vedati kthehet gjithmonë: luan me mesfushorët, kalon në krah, ndjek topin dhe kthehet në zonën e rreptësisë për të goditur.

Përveç Kruses, këtë vit Muriqi ndau dhomën me ish-lojtarin e Bayernit, Luiz Gustavon dhe me dy ish-lojtarë të Serie A: Caner Erkin, i cili u ble nga Interi, por nuk u përfshi kurrë në projekt dhe Miha Zajc, surprizë e bukur për Empolin në sezonin 2018-2019.

Pasi tentoi të merrte sulmuesin francez Olivier Giruad në janar, Lazio gjeti një partner ideal të ri me potencial për Ciro Immobilen.

Me një koleg në krah si Vedati, Ciro do të jetë i lirë të sulmojë në thellësi të kundërshtarit dhe të ndëshkojë mbrojtjen. Muriqi mund të vazhdojë të ëndërrojë: Nga Lufta e Kosovës deri në… Ligën e Kampionëve, ka shkruar Di Marzio.

/Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com