Nga Mbappe te Haaland, plani i Real Madrid për një tjetër skuadër “galaktike”

21 Maj 2020

Për t’u kthyer në kohët kur Real Madrid “rrembente” çdo vit të paktën një nga lojtarët më të mirë të botës, Florentino Perez e ka gati planin e tij. Sipas të përditëshmes madrilène, “AS”, gjithçka nis në sesionin e merkatos së verës. Goditja e parë e madhe do të jetë ajo e Eduardo Camavinga. Talenti francez 18-vjeçar ndiqet nga klubet më të mëdhenj të Europës, por ai preferon të bashkohet me Zinedine Zidane, madje ka edhe një marrëveshje verbale me klubin “los blancos”.

Haaland Mbappe

Më pas, në 2021 është radha e Kylian Mbappe. Edhe për sulmuesin e Paris SG, në Madrid po punojnë prej kohësh dhe vetë futbollisti nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur në “Santiago Bernabeu”. Sa i përket stadiumit, Perez kërkon që në ditën e inagurimit të impiantit të ri në 2022, të ketë një tjetër skuadër “galaktike” si në vitet e arta. Ky mision do të plotësohet me Erling Haaland, një tjetër objektiv i madh në merkato për Real Madrid.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com