Nga parajsa në ferr, kuqezinjtë 21-vjeçarë turpërohen në Bullgari

08 Qershor 2021

Kombëtarja U-21 e pëson keq në ndeshjen miqësore zhvilluar në Bullgari ndaj përfaqësueses së 21-vjeçarëve të këtij vendi. Kuqezinjtë e ekipit Shpresa janë mundur 4-0, duke zhgënjyer në këtë paraqitje.

Bullgarët shënuan 3 gola në harkun e 9 minutave, duke tronditur ekipin e drejtuar nga Alban Bushi. Në minutën e dytë hapet kjo seri golash, teksa i dyti shënohet në minutën e pestë dhe i treti në minutën e 11-të.

Reagimi i kuqezinjve është i dobët, teksa në pjesën e dytë pësojnë edhe golin e katërt. Kësaj here vendasit realizuan me penallti. Nga parajsa, në ferr Kombëtarja U-21. Fitore 3-0 në Andorra dhe humbje 4-0 në Bullgari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com