Nga Qipro në Poloni, dy skuadra pas Vajushit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 15:50
Mesfushori në shënjestër, ka zhvillime

Armando Vajushi është aktualisht e Pro Vercelli-t në Seria B. Shkodrani i mesfushës nuk është se po kalon një periudhë të mirë, por sërish ka interesim për të nga klube të ndryshme.

25-vjeçari, sikurse raportojnë në Itali, konkretisht “tuttomercatoweb.com”, po vëzhgohet nga dy klube të huaja, polakët e Slask Wrocklaw dhe qipriotit e AEL Limasol.

Të dyja klubet interesohen për të dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vijim. Këtë sezon Vajushi është aktivizuar në 13 ndeshje (6 si titullar) dhe ka shënuar një gol në kampionat. Mesfushori në Shqipëri ka luajtur me Vllazninë dhe më pas u transferua te Litex Lovech në Bullgari. Prej aty kaloi te Chievo në Serinë A, por nuk luajti asnjë ndeshje aty. Skuadra veroneze e huazoi fillimisht te Livorno dhe aktualisht e ka dërguar te Pro Vercelli./EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike