Nga Shkodra në Bolonja, Duka zbardh negociatat me Edy Rejan

17 Prill 2019

Gjatë prezantimit të trajnerit të ri, Armand Duka ka zbuluar prapaskenat e kësaj tratative e cila ka nisur në Shkodër dhe është pasuar më pas në një takim të dytë në Bolonja:

“Mendoj se kemi bërë më të mirën. Pasi të përfundoj do të shohim nëse kemi bërë mirë apo keq. Një trajner me eksperiencë, besoj se do të japi atë që ka nevojë ekipi ynë. Kemi lojtarë cilësorë. Kanë nevojë për një ekspertizë, për një motiv dhe besoj se Reja i ka cilësitë për ta bërë këtë” Ndërhyn Reja: Nuk ka të bëjë farë ana financiare. Kalon në plan të dytë për mua. E rëndësishme është të ndërtojmë një grup që të identifikojë kombin”

Armand Duka: E vërteta e takimit në Shkodrës? “Jemi takuar pas ndeshjes, patjetër që i kam kërkuar një opinion, e njihni Shqipërinë, e keni parë më parë. Pa e menduar se do të jetë ai trajner i Shqipërisë. Pastaj kemi folur në telefon, jemi takuar në Bolonja. Gjëja që më ka bindur më shumë që besoj se është zgjidhje e duhur është eksperienca e madhe dhe mënyra si i ka trajtuar problemet. Kishte informacion për të gjithë futbollistët që janë jo vetëm në kombëtare, por edhe rreth e rrotull”.
(BalkanWeb)

Reja shpjegon filozofinë e tij: Dua një ekip agresiv
www.balkanweb.com