Nga yll në të padëshiruar, Casillas drejt largimit

24 Tetor 2017

E ardhmja e Iker Casillas duket larg ekipit të Porto.

Portieri spanjoll duket se është kthyer në të padëshiruar te skuadra portugeze, edhe pse ai po kalon një moment shumë të mirë.

Casillas është lënë në stol në përballjet e fundit dhe në Portugali e Spanjë pyesins e përse ka ndodhur kjo gjë.

Sipas të përditshmes spanjolle “El Pais”, FIFA po I bën presion Portos që të zbatojë Fair Play financiar.

Kjo do të thotë se ekipit i duhet që të harxhojë më pak e shesë më shumë që të mund të paguajë borxhet.

Casillas është lojtari më i paguar në ekip, me 5 milionë euro rrogë (bruto).

Por kjo është e tepërt për financat e Porto në të tillë situatë, e për këtë arsye po përpiqet me të gjitha mënyrat të shtyjë të kërkojë largimin në merkaton e janarit.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan