Ngecin negociatat, Partizani ka probleme me lojtarin

Humbje 4-0 me Kukësin ka tronditur të madhe e të vogël në kampin e “demave”. Një disfatë skandaloze që ndikon drejtpërdrejtë në vazhdimësinë e trajnerit Klevis Dalipi, por dhe në marrëdhënien e tij me lojtarët. Pas ndeshjes së humbur në “Zeqir Ymeri”, numri një i stolit pati përplasje me futbollistët e tij, pas deklaratës që dha për “Supersport”. Numri një i stolit kritikoi ashpër lojtarët e tij dhe kjo nuk u pëlqye nga futbollistët. Të dielën, presidenti Gaz Demi i grumbulloi në një mbledhje futbollistët e tij dhe stafin teknik.

Numri një i klubit duke parë situatën e vështirë në të cilën mund të futet ekipi, mori në dorë situatën dhe u kërkoi futbollistëve që të kishin besim te trajneri Klevis Dalipi, por dhe të bënin kthesën për ndeshjen e ardhshme kundër Skënderbeut. Takimi kundër korçarëve përcakton shumëçka për të ardhmen e klubit dhe pjesëmarrjen në Kupat e Evropës. Në rast humbjeje, të kuqtë mund të humbasin terren dhe me Luftëtarin, por mund të konsiderohet si i larguari dhe trajneri Klevis Dalipi. Elbasanasi ka pak gjasa të qëndrojë për sezonin tjetër, në rast se humbet dhe me korçarët.

Në krahun tjetër, një tjetër çështje që ka mbetur pezull është ajo e rinovimit të Bathës. Klubi dhe mesfushori patën negociata mes tyre, por gjithçka ngeci. Kapiteni kërkonte më shumë rrogë, ndërsa të kuqtë donin që të ulnin pazaret. Në fund, nuk u arrit marrëveshja mes palëve. Batha kërcënoi klubin me ofertën e Flamurtarit nga pas, ndërsa të kuqtë me rinovimin e ekipit në verë. Në këto kushte, nuk ka patur më diskutime mes tyre dhe çështja ka mbetur pezull për momentin. Humbja kundër Kukësit ka ndërlikuar dhe më shumë bisedimet, pasi klubi nuk ka qetësinë e duhur për të biseduar në lidhje për çështje të tilla, fokusi kryesor është te sfida kundër Skënderbeut. /EDS

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan