Ngjarja | Pogba-në e lë avioni i skuadrës në Torino

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Nëntor 2018 13:29
Ja pse u vonua francezi

Një mbrëmje magjike e kaluar me tifozët për Paul Pogba, i cili pasi kreu testin anti-doping brenda ambienteve të stadiumit, u kthye me tifozët e Manchester United për në Britaninë e padhe pas fitores kundër Juventus-it.

Sipas raportit të “Daily Mail”, mesfushori francez, nuk ka arritur që të kapë kohën e fluturimit bashkë me skuadrën. Asnjë prapaskenë merkatoje apo shpjegim nostalgjie. Procedurat anti-doping kanë qenë të gjata për francezin, i cili shkoi në aeroport një orë pas të tjerëve dhe kështu që humbi fluturimin. Për këtë arsye ai hipi në të njëjtin aeroplan me tifozët e “Djajve të Kuq”. /EDS/

**********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike