Ngjitën ekipet në elitë, Nikaj dhe Ze Maria në një drejtim

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
16 Maj 2018 19:08
Ja deklaratat e trajnerëve

Samuel Nikaj ka arritur që pas katër sezonesh të rikthej Kastriotin në Kategorinë Superiore. Ndërsa Ze Maria me ndihmësit e tij e bënë realitet këtë gjë vetëm brenda një viti. Normalisht, po flasim për dy skuadra të ndryshme, por që qëllimin e kishin të njëjtë. Megjithatë, në fund të këtij sezoni, të dy trajnerët kanë të njëjtin shqetësim që e ka emrin: Superiore.

Ata kanë ide dhe filozofi të tjera për një skuadër elitare, kështu që në intervistat e dhëna pas finales së Kategorisë së Parë që përfundoi me fitoren e bardhebluve, të dy trajnerët treguan se janë presidentët ata që duhet të miratojnë kërkesat e tyre për në Superiore, ndryshe bashkëpunimi nuk vijon.

Samuel Nikaj: “Ne bëmë një pjesë të parë të mirë. Në pjesën e dytë sikur ramë pak. Por, fundi i kampionatit dhe me këto mungesa që kishim ndikuan. Por edhe Tirana bëri të vetën. Ne e përgatitëm në atë mënyrë, që të bënim kundërsulm, sepse e dinim forcën e Tiranës. Për të ardhmen do të bisedojmë me drejtuesit dhe do të shohim se si do të jenë planet. Nëse planet e mia dhe planet e tyre përputhen, atëherë do të vazhdoj. Kontrata ime ka qenë një vjeçare dhe këtu përfundon. Do të shohim për të ardhmen. Nuk mungojnë elementet tona për Superioren, por na duhen pak ndërhyrje që të forcojmë skuadrën që të jemi konkurrues vitin e ardhshëm”, tha trajneri i Kastriotit pas ndeshjes, duke treguar se nga sot nuk është më trajner i Kastriotit, pasi kontrata e tij ka përfunduar dhe çdo gjë mbetet në dorën e drejtuesve për të ardhmen.

Ze Maria: “Isha nervoz sepse nuk bëmë lojë të mirë sidomos në pjesën e parë. Do të takohem me presidentin për të folur më pas për të ndërtuar një Tiranë të madhe”, deklaroi shkurtimisht Ze Maria, nga i cili padyshim mund të ketë surpriza për të ardhmen. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike