Ngricë Real – Isco, Juvja kërkon që të përfitojë

29 Nëntor 2018

Që kur u ul në stolin e Real Madridit, Santiago Solari nuk e mori kurrë në konsideratë isco-n. Fantazisti spanjoll ka luajtur vetëm pak minuta në kampionat kundër Valladolid-it dhe Eibar-it, si edhe 17 minuta në Ligën e Kampioneve kundër Viktoria Plzen-it. Në të tillë situatë, lojtari ndihet mjaft keq nga ky trajtim dhe po mendon që të largohet. Ai ka nevojë për një klub që ta zëvendësojë.

Madje as në takimin e lehtë në Kupën e Mbretit kundër Melilla-s nuk u grumbullua fare. Në të tillë, situatë klubet e tjera të mëdha duan që të përfitojnë. Sipas gazetës sportive spanjolle “AS”, për fantazistin ka interesim nga Juventusi dhe Manchester City.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Allegri kurrë nuk e ka fshehur pëlqimin e tij për spanjollin dhe do ta priste krahëhapur në Torino. Por edhe Pep Guardiola mendon se Isco do të bëjë mirë te “qytetarët”. Por nga kjo krisje mund të përfitojë edhe Barcelona. Blaugranat po shikojnë mundësinë e afrimit të mesfushorit, edhe pse për të do të jetë e vështirë që të ikë te rivalët e përjetshëm të “galaktikëve”. /EDS/

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan