Niko Kovac: James Rodriguez pres që të ketë paraqitje të mira këtë sezon

17 Janar 2019

Trajneri i Bayernit të Munichut Nico Kovac pret që James Rodriguez të mbajë motivimin dhe fokusin për pjesën tjetër të sezonit.

Kolumbiani iu bashkua bavarezëve në një marrëveshje dyvjeçare të huazimit nga Real Madrid në fillim të sezonit të kaluar.

Zyrtarët e Bayernit sugjeruan në sezonin e parë se sulmuesi do të jetë një lojtar kyç i skuadrës, por që nuk po ka vazhdimësi.

Lojtari këtë sezon ka luajtur vetëm pesë herë këtë sezon në Bundesligë dhe gjersa rekordmeister po përgatitet të luajë nesër kundër Hoffenheimit, kroati i ka kërkuar lojtarit të përqendrohet.

“Kampionati është shumë i madh, por çdokush mund të fitojë [vendin e tyre]”, tha Kovac.

“Të gjithë lojtarët që nënshkruajnë një kontratë këtu e dinë se mund të jenë jashtë ekipit në rast se nuk kanë paraqitje të mirë”.

Lexo po ashtu: Bayerni ende nuk ka vendosur për blerjen përfundimtare të James Rodriguez

“James po luan për të ardhmen e tij, pres që të vazhdojë të me lojë të mira. Dua që të jetë i motivuar dhe i fokusuar. Si një trajner, unë mund ta vlerësoj vetëm atë që shoh në fushë”, pohoi strategu.

Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani është paraqitur në 31 raste për gjermanët dhe ka shënuar dhjetë gola. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan