Nis sfida/ Shqipëri, vetëm fitorja të bën punë ndaj Islandës!

10 Shtator 2019

Humbja e rëndë me Francën duhet lënë pas sepse në këto çaste luhet takimi ndaj Islandës dhe praktikisht shanset e fundit të Shqipërisë për të shpresuar një vend në Europianin e vitit 2020. Edi Reja për këtë sfidë ka kryer ndryshime të shumta, teksa ka lëvizur më shumë se 50% të formacionit që luajti përballë “gjelave”. Kështu jashtë Mavraj, Roshi, Ramadani, Abrashi, Uzuni dhe Balaj dhe vendet e tyre i zënë respektivisht Dermaku, Lenjani, Memushaj, Gjasula, Manaj dhe Cikalleshi.

Fanelaa

Interesimi i tifozërisë shqiptare nuk është shumë i lartë, teksa mendohet të jenë shitur rreth gjysma e vendeve në “Elbasan Arena”. Natyrisht që për këtë interesim të ulët kanë ndikuar mjaft dhe paraqitjet zhgënjyese radhazi në vitet e fundit të Kombëtares, e cila ende shpreson të gjejë vazhdimësinë e katër viteve më parë. Por, për ta bërë këtë fillimisht duhet kaluar Islanda.

(Balkanweb)

www.balkanweb.com