Një dënim apo dy dënime për Elis Bakajn?

Elis Bakaj është një nga lojtarët me të cilët tifozët kapen më së shumti. Sulmuesi aktual i Kukësit ofendohet shpesh nga tifozët dhe ky është një fakt. Në ndeshjet me Partizanin, që kur kaloi te Tirana, ai është kthyer një nga lojtarët më të urryer për ultrasit e kuq dhe jo vetëm, ,pasi ata ditën e djeshme kundër kampionëve në fuqi nuk ishin në mbështetje të ekipit.

Në fund të takimit, Bakaj ua ktheu tifozëve dhe pritet që Komisioni i Disiplinës ta dënojë atë. Se sa mbetet për t’u parë. Me shumë mundësi katër ndeshje do të jetë minimumi i dënimit, por mbetet për t’u parë. Nëse do të ndodhte ashtu, do t’u mungonte kuksianëve jo vetëm në ndeshjen me Laçin, por edhe me Skënderbeun një javë më pas.

Shpresohet shumë që dënimi të jetë për dy ndeshje, në mënyrë që ta shlyejë ndeshjen tjetër me gjobë. Nga ana tjetër edhe klubi i Kukësit mund të marrë masa për futbollistin, sigurisht sanksione financiare. Në kontratat tip që ka ky klub janë të parashikuara edhe gjoba për kartonët, por varet nëse Bakaj i ka pranuar ato në kontratën e tij. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan