Një ëndërr e bërë realitet – Rey Manaj stërvitë me Messin, Griezmannin e Rakiticin

29 Janar 2020

Kur Rey Manaj u prezantua te Barcelona, kishte thënë se dëshira e tij e madhe ishte të bashkohej me ekipin e parë të Barcelonës.

Por nuk ka kaluar shumë kohë dhe vjen lajmi i bujshëm nga Spanja, ku sulmuesi shqiptar është ftuar nga trajneri i Barcelonë, Qiuque Setien në stërvitje të ekipit të parë.

Ai sot ishte përkrahë yjeve si Lionel Messi dhe Antoine Griezmann, duke stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

📹 L’equip s’entrena amb els disponibles abans de rebre el Leganés. Dembélé fa part de la sessió amb el grup. Carles Pérez no s’entrena amb permís del club. També s’entrenen Iñaki Peña, Riqui Puig, Collado, Rey Manaj i Ansu Fati del Barça B #frac1 pic.twitter.com/BmMxVeGjFb

— El Barça juga a RAC1 (@FCBRAC1) January 29, 2020

Shumë shpresojnë që futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë të ketë hapësira në ndeshjen e Kupës ndaj Leganesit, pasi sipas mediave spanjolle ai do të jetë pjesë e ekipit.

Setien ka marrë edhe katër lojtarë të tjerë nga të rinjtë për t’i pasur në ekip për ditën e nesërme, si Iñaki Peña, Riqui Puig, Collado e Ansu Fati. /Telegrafi/

www.telegrafi.com