Një familje pengon ndërtimin e stadiumit të Chelsea-s

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 11:55
Rasti i veçantë

Chelsea ka marrë lejen për të ndërtuar stadiumin e ri që do të kushtojë 1 miliardë paund. Por punimet dhe projekti mund të ndalohen, pasi një problemi që është shfaqur aty pranë zonës. Bëhet fjalë për një familje e cila ka shtëpinë pranë stadiumit.

Në Britani është një ligj që quhet “Right to light”, e përkthyer në shqip, “E drejta për dritën e diellit”. Në rast se stadiumi ndërtohet atëherë kjo banesë nuk do të “përshëndetet” nga dielli asnjëherë.

Klubi londinez ka kompensuar shumë familje deri më tani, por kjo familje nuk ka pranuar, pasi prej 50 vitesh banonin në atë shtëpi. Përkundrazi, ata kanë hapur në Gjykatë një çështje penale ku kanë denoncuar Chelsea-n se ndërtimi i stadiumit i ndalon dritën e diellit.

Miliarderi rus i bluve, Abramovic, i ka ofruar një shumë të madhe parash me 6 shifra, +50 mijë paund këshillë ligjore shpenzime gjyqesh, por familja ka refuzuar përsëri. Kryefamiljari ka kërkuar që një pjesë e tribunës të jetë më e ulët që drita e diellit të mund të bie edhe te banesa e tyre. /EDS/

Ekskluzive/ S'ka paqe për mesfushorin e Kombëtares, ndryshon sërish ekip

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Prill 2018 16:19

Nuk po gjen paqe mesfushori shqiptar, Ergys Kaçe. Shtatshkurtri nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij, pasi ka gjetur shpëtim te skuadra e falimentuar e Panathinaikos-it. Ai u huazua në janar nga skuadra e PAOK-ut te skuadra tjetër greke, pasi nuk po gjente hapësira te ekipi që e nxori futbollist. Kaçe ka gjetur veten te skuadra e Panathinaikos-it, pasi ka luajtur në 8 ndeshje dhe të gjitha si titullar duke marrë minutat e munguara.

Karriera e tij shkoi për poshtë në momentin që u larguar nga skuadra e PAOK-ut dhe shkoi drejt Viktoria Plzen. Gabim i madh, pasi luajti vetëm 4 ndeshje dhe u largua para përfundimit të kontratës. Largimi me probleme nga PAOK-u dhe rikthimi te klubi grek sigurisht që nuk ishte i mirë. Drejtuesit e klubit dhe trajnerët e anashkaluan dhe shtatshkurtri nuk arriti të kthehej më si protagonist te skuadra e tij. Në fund, shpëtimi erdhi te kalimi me Panathinaikos-in. Në fakt, duket se “oazi” i tij është vetëm 6 muaj, pasi në fund të mbarimit të kontratës do të largohet nga ekipi grek. Burime të besueshme pranë lojtarit bëjnë me dije për Eduasportin.com se Kaçe do të braktisë Panathinaikosin duke parë problemet e shumta financiare që ka klubi grek.

Të njëjtat burime saktësojnë se lojtari ka nisur bisedimet me disa klube në Francë. Lojtari ka biseduar me disa klube dhe po pret përgjigje. Dera e tij është e mbyllur dhe nga PAOK-u, pasi ekipi që e nxori si futbollit nuk e do më. Kjo verë do të jetë e nxehtë dhe me plot zhvillime për Kaçrn, pasi nuk do të qëndrojë me Panathinaikosin, nuk e do PAOK-u dhe po mundohet të depërtojë në Francë. Karakteri i tij i vështirë i ka prishur jo pak punë shtatshkurtrit, pasi cilësitë futbollistike nuk vihen në diskutim./EDS

Tjetër mentalitet, komplimente Dajës dhe... sinqeritet

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Prill 2018 15:41
Peter Pacult të bën për vete

Peter Pacult është nga ata trajnerë që e di më së miri atë shprehjen “tërhiqe e mos e këput”. Austriaku që mori në janar drejtimin e Kukësit kërkon disiplinë në stërvitje, por nuk është se kërkon ta kthejë ekipin e tij në një repart ushtarak. Nuk mungojnë shakatë, pasi morali dhe ana psikologjike e futbollistëve është e rëndësishme. E di mirë këtë Pacult, e dinë edhe trajnerët e tjerë në vendin e tonë, por kreu i pankinës së verilindorëve nuk ka kompleke.

Në një konferencë për shtyp u paraqit me tuta të shkurta sportive. E kujt i intereson fort, sapo kishte mbaruar stërvitjen me skuadrën. Iu përgjigj pyetjeve, ndërkohë që batutat nuk i mungojnë në asnjë moment. Para ndeshjes me Skënderbeun ka menduar të zhvillojë një seancë në bregdet. Shumëkush në vendin tonë mund të mendojë: “Hë, do ia lënë ndeshjen Skënderbeut këta. Shikoni si stërviten, kanë ikur për qejf në plazh”.

“Nuk është ditë relaksi, por stërvitje e mirëfilltë. Është mënyra më e mirë për t’i larguar skuadrës presionin”, thotë Pacult në Supersport, ndërkohë që skuadra e tij vjen pas dy barazimeve me Laçin dhe i pari u kushtoi eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Tanimë luajnë kundër Skënderbeut dhe dëshira e trajnerit të verilindorëve është t’i shtyjë festën e titullit të korçarëve. Fjalë të mira për Ilir Dajën. “Një ndeshje e vështirë, por duam që t’ia shtyjmë festën e titullit Skënderbeut. Daja ke një ekip me kualitet dhe po e menaxhon mirë situatën pas atij dënimi që u ka dhënë UEFA. Objektivi ynë është t’u shtyjmë festën e titullit”, ka thënë mes të tjerash Pacult, që thekson se për Europën dhe lojtarët do të mendojë vetëm pasi ta sigurojnë pjesëmarrjen matematikisht. Kukësi momentalisht mban vendin dytë me 54 pikë, ndërkohë që Luftëtari ndjekës ka shtatë pikë më pak, kurse Partizani 9 pikë./EDS/

Nga Egjipti në majat e futbollit, Salah zbulon sekretet e jetës

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Prill 2018 15:24
Sulmuesi rrëfen detaje interesante

Mohamed Salah vazhdon të surprizojë me paraqitjet e tij mbresëlënëse në Premier League dhe Champions, me fanellën e Liverpool. Sulmuesi egjiptian po kalon një formë të jashtëzakonshme pas transferimit nga Roma në “Anfield”. 25-vjeçari realizoi dy gola në fitoren (5-2) e gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve ndaj ish-ekipit të tij, Romës.

Në një intervistë për CNN, Salah ka rrëfyer jetën e tij përtej futbollit, në veçanti për atdheun e tij, Egjiptin. I pyetur se si arrin t’a mbajë gjithë këtë presion mbi kurriz, ai tha se nuk ndjen asnjë të tillë, përkundrazi ndihet i lehtësuar.

Ushqimi

“Ushqimi është shumë i rëndësishëm, është pjesë e lojës. Më ka ndihmuar shumë të rikuperohem, të fle më mirë dhe trupin tim që të përshtatet më shpejt. Për shkak se nuk kam ndonjë yndyrë në trupin tim, mund të ha çfarë të dua. Gjithashtu nuk pi, kështu që është mirë. Kur kthehem në Egjipt, i them shokut tim që të më blejë kushari kur të vijë të më marrë në aeroport. Vendos kapuçin në kokë dhe futem në makinë për të ngrënë menjëherë.

Kushari është ushqim tradicional në Egjipt, e cila përbëhet nga orizi, makarona dhe thjerrëzat. Duket që ka pasur efekt fantastik tek Salah, i cili ka shënuar 43 gola këtë sezon me fanellën e “The Reds”.

Jeta dhe Egjipti

“Nëse flasim për Egjiptin, ne jemi 100 milionë. Duhet të jem i natyrshëm dhe të mos bëj asgjë të rreme, të mashtroj në mediat sociale, në intervista dhe në jetë. Kjo është jeta ime, është tepër e thjeshtë. Nuk ka asgjë të komplikuar. Nuk kam asgjë për të bërë gjatë ditës por përgjegjësinë e kam në fund. Duhet t’a marrësh me qetësi dhe të ecësh përpara. Unë nuk jam nervoz për këtë. Është pak e vështirë, pasi nuk keni lirinë që të bëni gabime, diçka të gabuar. Ky është presioni, por kur ju ndiheni nën presion për shumë vite, mund të biesh dakord me të. Është në rregull.

Mohmaed Salah ka shënuar 31 gola (9 asiste)  në 31 ndeshje në Premier league deri më tani ndërsa në kompeticionet evropiane, në 10 takime ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 4 asiste. /EDS/

VIDEO | Tërbohen tifozët, përplasje me lojtarët para stërvitjes

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Prill 2018 14:42
Humbja e fundit e Juventus-it me Napolin i ka tërbuar

Humbja e fundit me Napolin nuk është pritur mirë nga tifozët e Juventusit, që presin reagim nga skuadra e tyre në përballjen me Interin. Por duket se gjërat kanë dalë disi jashtë kontrollit, pasi së fundmi në qendrën sportive të Vinovo ka pasur tension mes një grupi tifozësh të Juventusit dhe lojtarëve bardhezi. Para stërvitjes ka patur një përplasje mes tyre dhe dyshes Marchisio-Sturaro, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe koret kontestuese.

Më pas kanë mbërritur forca policorë për të mbajtur situatën nën kontroll, ndërkohë që anëtarë të grupit “Tradizione” kanë pasur një takim edhe me Buffon-in dhe më pas janë dëgjuar këngë mbështetëse për ekipin. Gjithashtu tifozët kanë folur edhe me Higuain, ndërsa të tjerët pas stërvitjes janë larguar. Nga ana e Drughi ka pasur një mesazh mbështetës të martën, teksa në ambientet ku stërvitet ekipi ishte shpalosur mesazhi: “Ne me zë, ju me zemër: fitojmë!”. /EDS/