Një foto e Salah rindez sherrin e tifozëve me Sergio Ramos

Tifozët e Liverpool-it e kanë rindezur sherrin me kapitenin Real Madridit Sergio Ramos. Gjithçka nisi pas takimit Napoli – Liverpool, ku sulmuesi egjiptian hoqi fanellën dhe pasi takoi teknikun e të kaltërve Carlo Anchelotti ia dorëzoi atij fanellën. Aty u pa se në shpatullën e majtë, ai kishte një fashë, që tregon se dëmtimi i pësuar në finalen e Ligës së Kampioneve të sezonit të shkuar, ende nuk ka kaluar.

Me të parë këtë, ishin me dhjetëra tifozë që nisën të shkruanin në Twitter se madrileni kishte bërë goxha dëm dhe se sulmuesi i të kuqve pas kaq kohe ende nuk është i shëndetshëm si dikur. Disa pyetën nëse fakti që ai ka probleme me shpatullën ndikon në performancë.

Fakt është se Salah ende nuk e ka kapur rendimentin e një sezoni më parë ku ai ishte i papërmbajtshëm. Që pas finales së Champions-it, ai shfaqi rënie të cilësisë dhe ka qenë i kursyer në gola. Pikërisht kjo është frika e tifozëve, se mos shqetësimi në shpatull vazhdon gjatë e golat e tij të mrekullueshëm nuk do të vijnë. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.