Një gjigand përpara derbit, Tirana prezanton blerjen e radhës, në kryeqytet zbarkon sulmuesi i Helsinkit

18 Janar 2021

Ashtu si një vit më parë, Tirana shpreson shumë që derbi i dytë sezonal të jetë pika e kthesës në një sezon të nis të nisur keq dhe shumë larg statusit si favoritë. Fill pas saj fitoreje, që theu mallkimin në derbi, bardheblutë nisën një rrugëtim fantastik që u kurorëzua me titullin kampion. Situata është thuajse identike, vetëm diferenca me kreun është me e madhe, minus 12 pikë, por sërish në shtëpinë e bardhebluve besojnë ende se mund të qëndrojnë në garë, për këtë arsye vijojnë të jenë ende shumë aktiv në tregun e transferimeve. Pas afrimit të Taulant Seferit, kryeqytetasit godasin sërish, këtë herë duke veshur bardheblu një gjigand si Tim Vayrynen, sulmuesi i Helsinkit dhe gjithashtu u përfaqësueses finlandezes.

Tirana Tim

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi i Tiranës ka njoftuar se me 27-vjeçarin kanë firmosur një kontratë për 1 vit e gjysmë. Duke iu referuar karakteristikave, Tim pritet të plotësojë vendin e lënë bosh pas largimit të Majkëll Ngoo. Sigurisht që nuk pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Dede për derbin e kryeqytetit por mund të konsiderohet pa frikë si një vlerë e shtuar në ofensivën e Tiranës. Duke u rikthyer tek sfida e së enjtes, trajneri Dede pritet të hedh në fushë nga minuta e parë Taulant Seferin, i cili dha sinjale pozitive edhe gjatë debutimit të tij kundër Kastriotit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan