Një lajm i mirë për Ronaldon

16 Tetor 2018

Avokati i Cristiano Ronaldos duket se ka gjetur zgjidhjen e duhur për ta mbyllur me sukses çështjen me drejtësinë amerikane. Sulmuesi portugez ka udhëtuar drejt Parisit me partneren e tij, Georgina Rodriguez dhe disa miq për të ndjekur një koncert të madh që mbahet nga një ylli muzikës amerikane.

33-vjeçari është akuzuar nga Kathryn Mayroga për përdhunim. Modelja nga Las Vegasi ka deklaruar se pesë herë triumfuesi i Topit të Artë e ka dhunuar seksualisht nëntë vite më parë në “Hotel Palms” (13 qershor 2009). CR7-ta i ka mohuar kategorikisht këto akuza ndërsa drejtësia e Las Vegas ka nisur hetimet për këtë çështje. Avokati i sulmuesit juventin, Peter S. Christiansen po ndjek çështjen me vëmendje dhe siç raporton “La Gazzetta Dello Sport” dhe ka vëzhguar provat mbi të cilat është rihapur rasti. Ky i fundit, siç raporton e përditshmja italiane është larguar nga zyra e Departamentit të Policisë në Las Vegas, tepër i lumtur, duke lënë të nënkuptojmë se çështja është në favorin e portugezit. Megjithatë, mbetet të presim se çfarë do të vendosë drejtësia në fund. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan