Një legjendë e Premier League lë futbollin në fund të sezonit

25 Tetor 2018

Ish-ylli i Arsenal dhe Manchester United, Robin van Persie, ka zbuluar se me shumë gjasa do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit. Holandezi ka qenë për vite me radhë në kampionatin anglez ku ka luajtur me dy prej skuadrave më të mira, ndërsa me kombëtaren ka arritur deri në finalen e Kupës së Botës 2010. Këtë verë 35-vjeçari u rikthye te klubi i tij i parë, Feyenoord, pas tre vitesh me Fenerbahcen.

“Kur do të ndalem? Ndoshta në fund të këtij sezoni”, tha ai për mediat holandeze. “Do të jem 36 vjeç atëherë dhe do të kem përfunduar sezonin tim të 18 në futboll. Por kam qenë i përfshirë me futbollin që nga mosha pesëvjeçare”.

Van Persie është i treti në listën e golashënuesve më të mirë të Arsenal në Premier League me 97 gola dhe i teti në listën e golashënuesve më të mirë në të gjitha kompeticionet. Edhe pse ishte i preferuari i tifozëve ai vendosi që në vitin 2012 të kalonte te Manchester united ku fitoi titullin kampion nën drejtimin e Sir Alex Ferguson (të 13-tin për Djajtë e Kuq) duke u shpallur edhe shënuesi më i mirë i kompeticionit.

Pasi u transferua në Turqi në vitin 2015, Van Persie është kthyer aty ku e nisi, me Feyenoord, që momentalisht ndodhet në vend të tretë në kampionat, 7 pikë pas PSV Eindhoven./EDS/

A është ky goli më  i bukur i Van Persie?

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.