Një nga ato ditët e rralla në futboll: Ocampos shënoi gol, pastaj hyri në portë për të bërë pritjen vendimtare nga portieri kundërshtar

07 Korrik 2020

Dueli i të hënës mbrëma ndërmjet Sevillas dhe Eibarit ka prodhuar disa momente jashtëzakonisht interesante. Skuadra e Julen Lopetegui fitoi me rezultat 1-0 duke mbajtur pozitën e katërt në tabelë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Lucas Ocampos e shënoi golin e vetëm në ndeshje në pjesën e dytë, ndërsa në minutat e fundit të takimit pati disa ndodhi kaotike.

Fillimisht, u lëndua portieri i Sevillas, Tomas Vaclik, i cili u detyrua ta lëshonte fushën, ndërsa andaluzianët nuk kishin të drejtë të bënin zëvendësime të tjera.

(Foto: Fran Santiago/Getty Images/Guliver)

Ata duhej ta përfundonin ndeshjen me 10 lojtarë, ndërsa Ocampos doli vullnetar që ta merrte fanellën e Vaclik dhe të hynte në portë për ta përfunduar sfidën.

Koha e gjatë shtesë dhe përpjekjet e Eibarit që po lufton për mbijetesë, bënë që presioni të ishte mbi portën e Sevillas. Madje edhe portieri kundërshtar Marko Dmitrovic doli në sulm në përpjekje për të shënuar.

(Foto: Fran Santiago/Getty Images/Guliver)

Ekipi bask sulmoi gjatë minutave shtesë në zonën e andaluzianëve, ndërsa në një moment mbrojtja e Sevillas nuk e pastroi topin si duhej dhe portieri i Eibarit, Dmitrovic, goditi drejt portës. Mirëpo, aty ishte heroi Ocampos për ta mbrojtur.

Ishte kjo një prej ditëve që do të mbahet mend nga mesfushori i Sevillas, i cili ishte hero në të dyja anët – si sulmues dhe si portier. /Telegrafi/

Ocampos, de portero, acaba de salvar al Sevilla. pic.twitter.com/CkTr9Ickhj

— Antonio. (@AntonioLopezCf) July 6, 2020

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan