Një nga mbledhësit e topave i Liverpoolit festoi në fytyrën e Messit duke bërë një gjest të vrazhdë  

09 Maj 2019

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi u ngacmua nga një mbledhës i topave në Anfield pas fitores 4-0 të Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli arriti të bëjë një nga rikthimet me të çmendura në botën e futbollit, ku pas humbjes 3-0 në Camp Nou arriti ta përmbys atë me një fitore 4-0 në Anfield.

Lexo po ashtu: Liverpooli klub i rikthimeve të mëdha në Evropë – nga Auxerre në Stamboll, kur e pamundura u bë e mundur nga ‘The Reds’

Fitorja e klubit anglez ka gëzuar pamasë tifozët e Reds, të cilët e kanë shfaqur në mënyra të ndryshme.

Një festim të madh, por të paarsyeshëm e bëri një mbledhës i topave, i cili nuk ngjau aspak me atë që ndihmoi ekipin të shënoj golin e katërt duke asistuar Trent Alexander-Arnoldin, i cili asistoi për Divock Origin.

Lexo po ashtu: Djaloshi më meritor që Liverpooli kaloi në finale të Ligës së Kampionëve

Festimi i njëri nga mbledhësit e topave erdhi pas përfundimit të ndeshjes, ku djaloshi vrapoi në drejtim të Messit duke ia drejtuar dy gishta në fytyrën e tij.

Momenti kur tifozi talli në mënyrë të vrazhdë Messin (Foto: Marca.com)

Me të hyr në fushë, pas djaloshit u vërsulën sigurimi i stadiumit duke arritur ta ndalin atë dhe ta largojnë nga ngacmimi i vrazhdë që po i bënte argjentinasit.

Sipas mediave angleze, kjo shenjë thuhet se në Angli përdoret për të shprehur antipati apo zemërim ndaj dikujt. /Telegrafi/

www.telegrafi.com