Një pukjan ndëshkon Tërbunin, Kastrioti vazhdon kryesimin

Një pukjan ndëshkon Tërbunin, Kastrioti vazhdon kryesimin

Kastrioti e ka mbyllur me sukses ndeshjen e javës së 13-të, e vlefshme për Kategorinë e Parë. Krutanët e patën të vështirë që të gjenin rrjetën për 77 minuta lojë. Pjesa e parë u mbyll në shifrat e bardha 0-0, ndërkohë që në të dytën ish-sulmuesi pukjan i Tërbunit, Taulant Marku, i ka dhënë avantazhin skuadrës. 24-vjeçari shënoi golin e avantazhit dhe atë të fitores për krutanët duke e çuar skuadrën në kuotën e 32 pikëve.

Skuadra e Samuel Nikaj vazhdon kryesimin bindshëm në krye të grupit verior, e ndjekur pas nga Egnatia me 25 pikë, Erzeni në vend të tretë me 19 dhe Beslidhja me 19 të tilla. Tërbuni mbetet në kuotën e 17 pikëve dhe zbret në vendin e gjashtë për këtë javë, një më pak se Dinamo dhe Besëlidhja që qëndrojnë para tij. /EDS/

Formacioniet zyrtare

Kastrioti – Tërbuni 1-0
Golat: Marku 78’

KASTRIOTI: Kuka, Lilaj, Lila, Çela, Boci, Mziu, Caca, Çutra, Karakaçi, Malindi, Marku. 
Trajner: S.Nikaj

Në dispozicion: Spahija, Neziri, Hoxha, Kabiru, Xhaferri, Keqi, Muçmata.

TËRBUNI: Rexhepi, Zagani , Beci, Prendi, Rustemaj, Blinishta, Mezini, Hasa, Nimani, Mustafaj, Gjini. 
Trajner: K.Krepi

Në dispozicion: Mehidri, Shaba, Ujkaj, Hoxha, Neziri, Taku, Saliaj.

ARBITRA: A.Gjeçi, R.Shaba, D.Tomori, M.Shabanaj,
VËZHGUES: Servet Bogdani
DELEGAT: Astrit Maçi