'Një puthje shëron gjithçka'

Ti mund ta lexosh kete ne 3 min.
12 Shtator 2018 16:12
Mesazhi i modeles spanjolle

Përveçse një femër shumë seksi, Aurah Ruiz është një nënë tepër e kujdesshme. Modelja spanjolle është kaq e përkushtuar pas djalit të saj të sëmurë, Nyan. Që nga dita që ai ka lindur ka pasur probleme me shëndetin dhe vazhdon të marrë mjekim në spital. Aurah i qëndron çdo moment pranë dhe nuk e lë vetëm. Këtë ajo shpesh herë e ka shfaqur në mediat sociale, ku poston foto dhe video të shumta me të.

Së fundmi ajo ka ndarë me fansat dhe miqtë një foto të këndshme ku shfaqet me djalin në duar, të cilit i dhuron një puthje tepër të ngrohtë.

"Një puthje shëron gjithçka"- shkruhet te xhami ku bukuroshja ka realizuar foton.

Aurah i ka dhënë fund lidhjes me sulmuesin spanjoll, Jesse Rodriguez, me të cilin ka edhe djalin. /EDS/

********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike