Një super e dashur si Sara Salamo

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
5 Prill 2018 12:33

Teska në merkato flitet shumë për të ardhmen e tij, Isco duket se ka mbështetjen e partneres së tij, Sara Salamo. Bukuroshja për momentin është e impenjuar maksimalisht me filmin “Todos lo saben”,  por nuk harron të shfaqë dashurinë e madhe ndaj lojtarit spanjoll. 26-vjeçarja përdori profilin e saj në “Instagram”për t’i bërë një dedikim vërtetë të bukur dhe të veçantë mesfushorit të Realit të Madridit. Gjithsesi ajo që të bën përshtypje është mënyra e dedikimit, që me shumë mundësi nuk e kemi hasur ndonjëherë më parë.

Konkretisht aktorja bukuroshe zgjodhi një rrugë shumë kurioze, duke lyer të gjitha gishtat e njërës dorë me hashtag-et ““#deaquiAmarte te beso. #deaquiAmarte te leo. Çifti, i cili është në një lidhje prej disa muajsh, duket shumë i lumtur pranë njëri-tjetrit, dhe fotot në profilet e tyre në rrjetet sociale janë me të vërtetë të bukura. Nga ana tjetër, 25-vjeçari ka edhe një djalë, Francisco Alarcon Calderon, nga lidhja e tij e mëparshme me Victoria Alarcon./ EDS/

Tani është i dashuruar, por dikur rrethohej nga shumë femra (FOTO)

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
17 Korrik 2018 16:03

Ata janë bashkë në një histori romantike prej pesë vitesh tashmë edhe pse kishin vendosur që ta mbanin marrëdhënien e tyre jashtë vëmendjes publike. Por së fundmi Usain Bolt është parë me pushime me të dashurën Kasi Bennett në St.Barts, për të festuar edhe 30-vjetorin e modeles

Sprintieri xhamajkan, tashmë i tërhequr tashmë nga atletika dhe po synon një karrierë si futbollist për sado pak vite, port ë paktën në anën sentimentale duket se ka gjetur qetësi. Megjithatë, edhe pse fotot e festimeve të qeta kanë dominuar në faqet e portaleve botërore, nuk mund të mos kujtojmë kohën kur ai sundonte botën dhe festonte siç i kishte hije një djali të ri, beqar dhe të pasur.

I rrethuar nga femra që mbanin radhën për të fituar vëmendjen e tij, Bolt gjithmonë ka ditur të tregojë se është kampion në pistë por edhe jashtë saj./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Ronaldo te Juve, Claudia shpreson tek ai

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
17 Korrik 2018 13:46

Claudia Guarnieri, njihet si një nga tifozët më të zjarrta të Juventus. Modelja italiane i është gëzuar së fundmi transferimit të Cristiano Ronaldos në Torino. Tashmë bukuroshja do të ketë një idhull të ri në “Allianz Stadium”, sikurse shumë tifozë të tjerë jo vetëm në Serie A.

Ditën e djeshme u prezantua ylli portugez në ambientet e stadiumit bardhezi, si përforcimi më i ri i “Zonjës së Vjetër”, ku u prit nga qindra tifozë dhe media. Pesë herë triumfuesi i “Topit të Artë”, u shpreh i lumtur për nisjen e një aventure të re në kampionatin italian. Pas nëntë sezonesh me Real Madrid, ai vendosi që të refuzojë edhe ofertën e fundit të “Los Blancos” dhe të nënshkruajë për 105 milionë euro me kampionët e Italisë. CR7-ta do të marrë 30 milionë euro neto brenda një sezoni për katër vite kontratë që ka firmosur me “Zonjën e Vjetër”.

Pas pushimeve në San Torini, Claudia është shfaqur e lumtur për ardhjen e portugezit dhe mezi pret që ta duartrokasë në stadium. Ndërsa shpreson që Ronaldo t’i ndihmojë për të fituar Champions League. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Viola duket kaq seksi me fanellën e Spanjës!

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
17 Korrik 2018 11:38

Viola Spiro është padyshim një nga prezantueset më simpatike të ekranit sportiv shqiptar. Bukuroshja korçare ka realizuar disa foto tepër të këndshme në kuadër të Botërorit "Rusi 2018", që u mbyll mbrëmjen e së dielës me fitoren e Francës. Edhe pse Spanja e saj nuk ia doli që të kalojë raundin e 1/8-ave në këtë turne, Viola përsëri ka zgjedhur që setin fotografik t'a bëjë me fanellën e kombëtaren iberike. Ajo duket tepër e këndshme dhe tërheqëse me veshjen e "La Roja" në stadiumin "Selman Stërmasi".

Ish-velina e “Fix Fare” shpesh herë ka publikuar foto të veçanta dhe interesante në profilin e saj në “Instagram”, ku duket tepër tërheqëse. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Hernandez pushime romantike me të dashurën e re

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
17 Korrik 2018 10:56

Javier Hernandez pas aventurës në Botëror me Meksikën është në Miami për të bërë disa pushime relaksusese. Futbollisti i West Ham shihet në soqërinë e një vajze të re, që siç shkruan “The Sun” është e dashura e tij. Bëhet fjalë për bukuroshen, Sarah Kohan. Një brune tepër simpatike dhe seksi, siç duket edhe në foto.

Çifti janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit për herë të parë, ku kanë shkëmbyer edhe disa puthje romantike në det. Ish-sulmuesi i Manchester United ka nisur një lidhje të re me bukuroshen australiane, pas ndarjes me Andrea Duro. Pas përfundimit të pushimeve, Javier do t’i bashkohet ekipit për fazën përgatitore në kuadër të sezonit të ri futbollistik në Premier League. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.