Një tjetër humbje, Skënderbeu nuk di të fitojë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 17:12
Korçarët mposhten nga Besiktas

Skënderbeu e ka humbur edhe miqësoren e dytë në Turqi. Korçarët u mposhtën me rezultatin 3-2 nga Besiktas. Sowe dhe Lilaj shënuan dy golat për bardh e kuqtë. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Pektemek në minutën e 16’, i cili u barazua nga goli i sulmuesit nga Gambia.

Pjesa e dytë dhuroi edhe tre gola të tjerë. Përsëri skuadra turke mori avantazhin me Pektemek në minutën e 52’. Vetëm 10 minuta më pas, Negredo treshifror rezultatin në 3-1. Pavarësisht disavantazhit, djemtë e Dajës nuk ndalen me kundërsulmet. Mesfushori korçar, Sabjen Lilaj ngushton diferencën në 3-2 në minutën e parafundit të ndeshjes. /EDS/

Formacionet zyrtare

BEŞİKTAŞ:  Fabricio, Gokhan, Mitrovic, Vida, Caner, Necip, Tolgay, Oguzhan, Babel, Lens, Mustafa.

SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, James, Sowe.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike