Një trofe për “Lojtarin e ndeshjes” – Liga e Kampionëve vjen me çmim special për më të mirët në fazën e eliminimit direkt

17 Shkurt 2020

UEFA do të ndajë një trofe për “Lojtarin e ndeshjes” në përballjet e Ligës së Kampionëve nga faza e eliminimit direkt, ndërsa do të jetë një komision prej nëntë personash që do të vlerësojnë.

Liga e Kampionëve vjen me një inovacion të ri sa i përket ndeshjeve, ku do të dhurohet një çmim.

Kriteret për çmimin bazohen në disa numër gjëra: roli në momente vendimtare, pjekuri taktike, kreativiteti dhe frymëzimi, aftësi e jashtëzakonshme dhe ‘fair-play’ gjatë ndeshjes.

? UEFA will present a new Man of the Match award at @ChampionsLeague knockout matches – starting this week!#UCL

— UEFA (@UEFA) February 17, 2020

Nëntë vëzhgues teknikë të UEFA-s do të jenë ata që do të gjykojnë për çmimin.

Aitor Karanka, Roberto Martínez, Ginés Meléndez, Packie Bonner, Cosmin Contra, Robbie Keane, Phil Neville, Willi Ruttensteiner dhe Gareth Southgate, janë ata që do t’i vlerësojnë lojtarët për paraqitjen. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan