Një Ziko për Shqipërinë dhe Superioren… sulmues, por jo legjenda e Brazilit!

Të gjesh një sulmues race në ditët që flasim është mjaft e vështirë. Lojtarë që premtojnë një thes me gola janë shumë të rallë, ndërsa Superiorja i ka me pikatore. Guri është golashënuesi i këtij viti me 15 gola, ndërsa Pejiçi apo Salihi që shënonin mbi 25 janë një kujtim i bukur. Në kushte që po flasim, një sulmues i ri me origjinë shqiptare po gjen minuta dhe ka debutuar në kampionatin grek të futbollit. Fjala është për Renato Zikon, ky i fundit luan për ekipin e Platanias në Superligën greke dhe ka arritur të debutojë me këtë skuadër.

Mosha e tij është e re dhe ka të dhëna premtuese, pasi është vetëm 20 vjeç. Ai luan prej vitesh në Superligën greke dhe ka gjetur përkrahje te ekipi i Platanias, pavarësisht se nuk ka marrë shumë minuta. Këtë sezon ka luajtur në 2 ndeshje duke koleksionuar vetëm 27 minuta, 6 takime ka qëndruar në pankinë. Ekipi i Platanias ka rënë në ligën e dytë greke dhe po mundohet që të promovojë futbollistët e rinj. Ziko po mundohet të shfrytëzojë faktin se ekipi i tij ka rënë dhe të marrë sa më shumë minuta. Platanias mbyll renditjen e klasifikimit në vendin e 16-të me vetëm 10 pikë. Ekipi grek ka siguruar rënien pas disa vitesh, ndërsa duket se Ziko nuk e ka ndërmend të qëndrojë aty.

Lojtari 20-vjeçar po mundohet të gjejë një ekip të ri për veten dhe nuk përjashtohet mundësia që në verë të transferohet në Superioren shqiptare. Ai është parë së fundmi nën praninë e menaxherit Drini Çaushi dhe kjo e lidh drejtpërdrejtë me ndonjë lëvizje drejt Superiores. Në fakt, Ziko ka moshën dhe për kombëtaren e Shpresave dhe mund të shihet nga trajneri Bushi, por fillimisht i duhet të luajë rregullisht dhe të fitojë formën e duhur. /EDS

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan