Njihuni me 10 motrat më seksi në botë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
27 Shkurt 2018 17:14

Motrat Sodahzah janë në qendër të një skandali që ka ndodhur pak kohë më parë (në klinikën ku ato punojnë) me Samir Nasri. Katër prej tyre punojnë aty në pozicione të ndryshme, ku francezi pati marrë një trajtim të veçantë. Ish-ylli i Arsenal dhe Manchester City-t mohoi para medias të ketë pasur marrëdhënie seksuale me një infermiere, pavarësisht se dyshimet qëndrojnë dhe se nuk ka bërë trajtim intravenoz. Mirëpo, UEFA pasi ka shqyrtuar rastin e tij, e ka dënuar lojtarin me 6 muaj pezullim nga çdo aktivitet sportiv.

Ky skandal na bëri të zbulojmë motrat seksi Sodahzah. Janë dhjetë, secila prej tyre mund të jetë modele, pasi kanë një fizik dhe bukuri tejet tërheqëse. Njëra prej tyre e quajtur Shakur, së bashku me tre të tjerat punon në klinikën “Drip Doctors” në Los Anxhelos. Ato janë me origjinë egjiptiane dhe janë bërë tashmë të famshme në rrjetet sociale. Mjafton të shikoni disa nga fotot e tyre dhe do të jeni dakord me mendimin tonë. /EDS/

Një familje e lumtur si e Wandas dhe Icardit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Qershor 2018 10:39

Mauro dhe Wanda Icardi vazhdojnë periudhën e tyre të pushimeve. Çifti po argëtohet jashtëzakonisht shumë së bashku me fëmijët në bregdetin e bukur amerikan në 'Turks dhe Caicos Islands'. Këto me siguri që kanë qenë pushimet më të këndshme për çiftin argjentinas, pasi duket që i kanë shijuar pafund. Këtë e tregojnë edhe në postimet e shumta që bëjnë në rrjetet sociale.

Sulmuesi i Interit, ka ndarë me tifozët dhe fansat e tij disa momente tepër interesantë në profilin e tij në "Instagram", me dy vajzat, tre djemtë dhe bashkëshorten nga pushimet në bregdet. Të gjithë së bashku duken një familje tepër e lumtur, ashtu siç mund t'i shikoni edhe ju në foto. Kapiteni zikaltër do të bashkohet së shpejti me ekipin për të zhvilluar fazën përgatitore në kuadër të sezonit të ri futbollistik. Megjithatë, mbetet të presim nëse do të ketë ndonjë lëvizje të re në karrierën e tij gjatë merkatos që starton më 1 korrik. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Festë, ditëlindje dhe gëzim në familjen e Ronaldos

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Qershor 2018 10:26

Në ditëlindjen e tetë të Cristiano Junior, Georgina Rodriguez së bashku me familjarët e tjerë, organizuan një festë të veçantë për vogëlushin. Ndërkohë që babai i tij ndodhet i angazhuar me kombëtaren portugeze në Rusi, në kuadër të Kupës së Botës, partnerja e tij mori përsipër që të organizojë gjithçka. Dhe, siç mund të shikoni në fotot që ajo ka postuar në profilin e saj në "Instgram", gjithçka ka shkuar mirë. Bukuroshja spanjollo-argjentinase ishte ideatorja e një festë që doli tejet e bukur për djalin e madh të sulmuesit madrilen. Në këtë festë nuk mungoi edhe flamuri i Portugalisë, në shenjë mbështetje për kombëtaren luzitane, e cila po përfaqësohet denjësisht nga kapiteni 33-vjeçar. Ronaldo arriti t'i sigurojë katër pikë me vlerë për të mbajtur vendin e dytë në renditjen e Grupit B, ndërsa Spanja mban të parin. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Ciro Immobile, plazh dhe pasion | FOTO

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
20 Qershor 2018 14:12

Ciro Immobile dhe Jessica Melena janë një nga çiftet më të dashur në Itali. Futbollisti dhe bashkëshorjta e tij janë jo vetëm të bukur, por edhe shumë bujarë me fansat e tyre, duke postuar vazhdimisht foto në rrjetet sociale.

Pushimet në Maldive janë aventura e tyre më e fundit, ku shoqërohen edhe nga fëmijët. Por çifti ka menduar edhe të kalojë disa çaste romantike vetëm, duke shkëmbyer puthje pasionante në plazh, të cilat Jessica i ka postuar në llogarinë e saj në Instagram.

Ciro dhe Jessica janë martuar në vitin 2014 dhe kanë dy vajza nga lidhja e tyre. Prej disa kohësh nuk kanë më një profil të përbashkët në Instagram, por ka secili llogarinë e vet. Megjithatë, fotot vazhdojnë t’i kenë fantastike./EDS/

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli

Polaket bëjnë namin në Rusi (FOTO)

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
20 Qershor 2018 12:08

Polonia zhgënjeu totalisht kundër Senegalit dhe u mund në ndeshjen e parë në grup, por tifozet e saj treguan se kanë “një marsh më shumë” duke tërhequr vëmendjen në stadiumin Spartak të Moskës.

Bukuroshet nga vendi fqinj janë fotografuar teksa pozojnë te dekoruara me ngjyrat e kombëtares së tyre të cilën e mbështesin pavarësisht gjithçkaje. Bjonde, brune, me sy bojëqielli apo ajo, polaket janë të gjitha shumë të bukura, të paktën ato që kanë zgjedhur të ndjekin skuadrën e tyre përfaqësuese në aventurën ruse./EDS/

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.