Njihuni me gjimnasten më të bukur shqiptare

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Prill 2018 15:38

Riselda Selaj, është padyshim një ndër sportistet më të bukura shqiptare. Mjafton të shikoni fotot dhe padyshim që do të jeni dakord me këtë. E lindur më 7 prill të vitit 1993, Riselda është gjimnastja e parë shqiptare që ka fituar 5 medalje ari në një garë ndërkombëtare. Përveç kësaj, bukuroshja ka fituar dy herë radhazi pesë medalje në të njëjtën garë ndërkombëtare.

Ndër vite, 25-vjeçarja është shpallur gjimnastja më e mirë në vend ndërsa ka marrë pjesë edhe në Kampionatin Evropian dhe në Festivalin Olimpik Rinor Evropian, ku ka bërë shfaqje tejet të mira. Duke parë gjendjen jo të mirë të këtij sporti në vend, Selaj vendosi që të tërhiqet dhe të fokusohet tek shkolla dhe profesioni i saj. Ajo momentalisht punon në Bashkinë e Tiranës, ndërsa më parë ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme. Riselda ka përfunduar studimet e larta për Shkenca Kompjuterike në kryeqytet. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike