REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote

Njihuni me Larissa Saad, bashkëshorten e Moura

11 Janar 2018 17:06

Larissa Saad është drita e syve të Lukas Moura dhe e përkëdhelura e Parisit.

Ylli 26-vjeçar ka ndezur thashethemet e revistave ne Evropë dhe Brazil me pamjen e saj ekzotike dhe kjo është një shans i mirë për të shkuar në Manchester.

 

Começando o fds de comemorações! ❤️🎁🎉

A post shared by Larissa Saad (@lariisaad) on

Ajo ka grumbulluar mbi 150,000 ndjekës në “Instagram”, të gjithë të etur për të parë postimin e saj të ardhshme.

Megjithatë ajo është shumë e ndrojtur nga kamerat... Larisa ka pranuar se është e turpshme kur vjen puna për të jetuar një jetë publike.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

George Weah betohet si presidenti i Liberisë

23 Janar 2018 13:02

Ish milanisti George Weah, legjendë e futbollit ndërkombëtar u betua si presidenti i ri i Liberisë.

Përpara mijëra liberianëve në festë, në një stadium shumëngjyrësh, Weah mori zyrtarisht detyrën si presidenti i 24-ërt në histori.

Në vitin 1995, ai fitoi “Topin e Artë” si edhe “Lojtari më i mirë i Vitit” nga FIFA, i pari dhe i vetmi afrikan që e ka arritur diçka të tillë.

"Besoj se mandati i fituar nga populli liberian ka ardhur sidomos për t’i dhënë fund korrupsionit në shërbimet publike. Dua ta bëj. Ka ardhur momenti që funksionarët e qeverisë të vendosin interesin e popullit përpara interesave të tyre. Është momenti që të jemi të ndershëm. Nuk ju premtoj zgjidhje të shpejta apo mrekulli, por un do të bëj maksimumin tim në këtë detyrë”.

Pasi Liberia ka lënë pas luftën civile dhe epideminë e Ebola-s, tani përpara ka sfida të tjera të mëdha. Një nga ato është ulja e nivelit të papunësisë në shifra të larta për të rinjtë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Kelly Kelly, keçistja që i tërbon të gjithë

23 Janar 2018 10:46

Tifozët e "Wrestling" kanë mbetur të mahnitur nga seti fotografik i Barbie Blank të publikuara në kalendarin e ri për 2018-ën. Sportistja është një nga femrat më seksi në Amerikë, kjo falë jo vetëm bukurisë por edhe trupit superseksi që ajo ka.

Pasi është tërhequr nga "Wrestling" ajo ka vazhduar normalisht profesionin si modele. Për herë të parë ajo debutoi në "WWE" në TV në vitin 2006. Ajo është shpallur dikur kampione në "WWE Divas Championship" në qershor të 2011-ës, tre muaj para se të tërhiqej përfundimisht një vit më pas nga ringu. Që nga 2015-ta ajo u bë pjesë e emisionit të ndjekur amerikan "Wags".

Ndryshe, 31-vjeçarja njihet me emrin e artit, Kelly Kelly. Biondia seksi vazhdon të stërvitet rregullisht që të ruajë format trupore ndërsa është edhe e përkushtuar ndaj bashkëshortit të saj Sheldon Souray. Me të cilin kurorëzoi dashurinë me martesë në 2016-ën. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Futbollistja superseksi amerikane e fiksuar pas Ramos

22 Janar 2018 16:56

Futbollistja amerikane, Abby Elinsy është një ndër simpatizantet më të zjarrta të kapitenit të Real Madrid, Sergio Ramos.

Brunia shpesh herë poston foto të yllit spanjoll në profilin e saj në “Instagram”, karshi së cilave shkruan “Perfekt”. Amerikania luan me ekipin e University of North Carolina.

Abby, përveçse e talentuar në fushën e blertë, gjithashtu ka një fizik tejet seksi, për t’u admiruar. Ajo stërvitet rregullisht jo vetëm me ekipin por edhe në palestër që të jetë në formën e duhur dhe energjike në ndeshjet që luan. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Darkoi me Fellaini-n, policia e ndaloi për spiune

22 Janar 2018 14:16

Mesfushori i Manchester United, Marouane Fellaini pak ditë më parë u fotografua teksa darkonte me modelen ruse, Victoria Bonya. Bukuroshja njihet ndryshe për pasionin për fotot dhe takimin me futbollistët e famshëm.

"The Sun" shkruan se 38-vjeçarja është ndaluar njëherë në një aeroport si e dyshuar si spiune ruse. Oficerët e sigurisë në Los Angelos, i kishin gjetur një kartë biznesi për një firmë që prodhonte kamera të fshehta.

Modelja e “PlayBoy” ishte marrë në pyetje se mos kishte lidhje me udhëheqësin rus, Vladimir Putin ndërsa bagazhi i saj është skanuar përsëri në mars të vitit të kaluar.

Ishte një goditje e fortë. Mendova se do të shkoja poshtë dhe ata do të më depërtonin”- kishte treguar rusja. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment