Njihuni me Larissa Saad, bashkëshorten e Moura

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
11 Janar 2018 17:06

Larissa Saad është drita e syve të Lukas Moura dhe e përkëdhelura e Parisit.

Ylli 26-vjeçar ka ndezur thashethemet e revistave ne Evropë dhe Brazil me pamjen e saj ekzotike dhe kjo është një shans i mirë për të shkuar në Manchester.

 

Começando o fds de comemorações! ❤️🎁🎉

A post shared by Larissa Saad (@lariisaad) on

Ajo ka grumbulluar mbi 150,000 ndjekës në “Instagram”, të gjithë të etur për të parë postimin e saj të ardhshme.

Megjithatë ajo është shumë e ndrojtur nga kamerat... Larisa ka pranuar se është e turpshme kur vjen puna për të jetuar një jetë publike.

LeBron James ka një tifoze tejet seksi

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
26 Prill 2018 11:05
''Miss'' Katie, e pasionuar pas sportit

LeBron James ka një tifoze të veçantë dhe tejet seksi. Bëhet fjalë për Katie Danzer, "muza e palestrës" që është e pasionuar pas NBA dhe NFL. Në vitin 2013-të ajo u shpall fituese në eventin e bukurisë, “Miss New Mexico” dhe më pas mori pjesë edhe tek “Miss USA”, në po të njëjtin vit.

Përveç kësaj, Katie merret me marketing dhe dizajn dhe muajt e fundit ka marrë pjesë në fushata të ndryshme, ku ka pasur tejet sukses. Pavarësisht ngarkesës me aktivitete të ndryshme, ajo gjen gjithmonë kohë për t’u ushtruar në palestër, që të mbajë në formë trupin.

Është e dashuruar pas sportit, veçanërisht pas kampionatit të NBA dhe NFL. Basketbollisti LeBron James është i preferuari i saj ndërsa, San Francisco 49ers, është ekipi i zemrës në futbollin amerikan.

Yjet e United ''braktisin'' Manchesterin për pak qetësi

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Prill 2018 15:59

Ander Herrera, e ka festuar kualifikimin e Manchester United në finalen e FA Cup me familjen e tij në Disneyland. Mesfushori spanjoll shënoi golin e fitores në gjysmëfinale ndaj Tottenham në “Wembley”, të shtunën.  “Djajtë e kuq” siguruan biletën për në finalen e 19 majit, falë golit të 28-vjeçarit.'

Spanjolli ka shfrytëzuar kohën e lirë për të shijuar “magjinë” e Disneyland në kryeqytetin francez, së bashku me bashkëshorten, Isabel Collado dhe vajzën e tij. Në fotot e postuara në rrjetet sociale nga momentet argëtuese në Paris, Herrera dukej tejet i lumtur me familjen e tij. Ai nuk është i vetmi lojtar që është larguar nga Manchester për pak kohë pushimi. Victor Lindelof dhe Daley Blind kanë udhëtuar drejt Barcelonës dhe Amsterdamit, ndërsa Jesse Lingard dhe Eric Bailly kanë preferuar që të shëtisin në kryeqytetin anglez, Londër.

Mourinho ka punë të madhe përpara, pasi duhet të përgatisë djemtë për ndeshjen e të dielës ndaj Arsenal. /EDS/

Një sirenë deti si Antonella

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
25 Prill 2018 13:59
Wow! Çfarë trupi!

Antonella Fiordelisi, një nga modelet më të suksesshme italiane ka shijuar diellin e parë në plazh. Bukuroshja, së fundmi ka zgjedhur që të realksohet në bregdetin "axurr" ndërsa ka shfaqur format tejet seksi që ka.

Së fundmi, ajo ka postuar një foto nga plazhi, ku duket si një sirenë e dalë nga deti. Para pak kohësh, ajo pati një debat për yllin argjentinas të Juventusit, Gonzalo Higuain për shkak të disa komenteve që kishin patur në rrjetet sociale.

Antonella ka 512 mijë ndjekës në “Instagram”, ku poston foto të shumta dhe merr komente pafund. /EDS/

Rashford merr një tjetër dhuratë nga Ronaldo

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Prill 2018 13:32

Marcus Rashford ka marrë një tjetër dhuratë nga Cristiano Ronaldo. Pas atleteve, ylli portugez i ka dhuruar fanellën e tij me autograf sulmuesit të Manchester United. Ylli anglez ka postuar në profilin e tij në "Facebook", foton e CR7-ës ndërsa mban fanellën me nënshkrimin për 20-vjeçarin. Para pak javësh, talenti i "Djajve të kuq" falendëroi kapitenin luzitan për atletet që i dhuroi.

“I dashur Marcus, vazhdoni punoni fort”- ka shkruar Ronaldo në fanellën e dërguar sulmuesit të “Tre luanëve”, i cili më pas e ka postuar në rrjetet sociale, në të cilën ka shkruar: “Faleminderit boss”.

Rashford ka bërë një sezon mjaft të mirë me United, megjithëse nuk ka arritur që të luajë titullar në shumë ndeshje këtë sezon. Ai është pjesë e ekipit të parë që nga viti 2015-të, me të cilin ka zhvilluar 74 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola. Kujtojmë që në ndeshjen e fundit ndaj Liverpool, ylli 20-vjeçar shënoi dy golat e fitores 2-1 në “Old Trafford”. /EDS/