Njihuni me motrën bukuroshe të ish-mesfushorit të Laçit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Maj 2018 14:16
Gati për sfidën e së dielës

Ilirjana Musaj është një nga tifozet më bukuroshe të kampionatit kosovar të futbollit. Ajo do të jetë e pranishme në stadiumin "Shahin Haxhiislami" për të mbështetur vëllain e saj, Drilonin.

Mesfushori 23-vjeçar ka zhvilluar dy sezone në kampionatin shqiptar me fanellën e Laçit ndërsa më pas është rikthyer në Kosovë, aty ku aktivizohet me ekipin e Dritës.

Në ndeshjen e fundit në kampionat, skuadra e tij do të përballet me Prishtinën e Mirel Josës. Dritës i mjafton një barazim për t'u shpallur zyrtarisht kampione e këtij sezoni në Superligën e Kosovës. Ilirjana ka postuar në profilin e saj në "Facebook" një status mbështetës për vëllanë e saj që do të jetë pjesë e kësaj sfide emocionuese.

Ndeshja Drita-Prishtina do të luhet ditën e dielë në orën 16:00. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike