Njihuni me Rui Pinton, hakerin e burgosur të Football Leaks – dëshmitë e tij e çuan Man Cityn drejt përjashtimit nga LK

15 Shkurt 2020

Nuk është e lehtë të harrohet puna e palodhshme e një njeriu në ekspozimin e thyerjes së rregullave nga klubi.

Ky është Rui Pinto – një haker portugez që punoi në shtëpinë e tij modeste – dhe tronditi botën e futbollit, pasi kishte qasje në postat elektronike të klubit dhe i dorëzoi ato në media.

Skandali i Football Leaks ka bërë që 31-vjeçari të dërgohet në burg, ku është edhe sot e kësaj dite në pritje të një çështje gjyqësore për ‘krimet’ e tij të pretenduara.

Rui Pinto drejt sallës së gjyqit

Dje, atij iu refuzua një apel dhe do të përballet me gjyq për 90 akuza të ndryshme, pasi ekspozoi klubet e mëdha dhe kontratat e lojtarëve nga e gjithë Evropa.

Lexo po ashtu: Manchester City përjashtohet për dy vite nga Liga e Kampionëve dhe është gjobitur me 30 milionë euro

Pinto, i cili akuzohet për hakim dhe mashtrim, ka qenë në burg që nga marsi i kaluar, ndërsa pret një vendim gjyqësor nga Gjykata e Apelit në Lisbonë.

Pinto në pritje të gjyqit

Por ishte veprimi i tij që e ka detyruar UEFA-n ta dënojë Manchester Cityn, me dënim prej dy vitesh nga Liga e Kampionëve, ndërsa gjithashtu është gjobitur edhe me 30 milionë euro.

Lexo po ashtu: Reagon Manchester City: Jemi të zhgënjyer por jo të befasuar, do të ankohemi në CAS

Kur dolën lajmet për dënimin e Manchester Cityt, duke tronditur futbollin, shumë njerëz kanë kërkuar lirimin e Pintos, gjë që kishte ndodhur edhe më parë nga tifozët e Borussia Dortmund.

Kërkohet lirimi i tij pasi sipas tifozëve Pinto i ka bërë mirë futbollit

Është bërë gati një vit që Pinto u ekstradua nga Hungaria, ku po jetonte në qendër të Budapestit, për në Portugali.

Football Leaks u krijua në vitin 2015, dhe ka bërë më shumë mirë sesa dëm, ndërsa ekspozon gjithçka nga mashtrimi i taksave deri tek shkelja e FFP.

Pinto – i cili punoi me emrin John – pretendohet të ketë mbi 70 milionë dokumente me 3.4 TB (tera bytes) informacioni përfshirë edhe email-e personale.

Manchester City. (Foto: Alex Livesey/Getty Images)

Ai ishte i lidhur me gazetën gjermane Der Spiegel, ku zbuloi shumë nga këto informacione në dhjetor të vitit të kaluar në një intervistë nga burgu.

“Unë kam qenë i vetëdijshëm që gjithçka mund të ndodhë. Unë e dija se autoritetet portugeze ndjekin penalisht ata që zbulojnë sekrete të mëdha, prandaj duhej të isha gati për këtë”.

“Autoritetet Portugeze kanë frikë nga ato që unë di dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të mos e humbas mendjen”.

“Në fillim, unë shkrova shënime në lidhje me rastin në fletoren time, por më pas u morë nga unë”.

Pinto në sallë e gjyqit

“Avokati im ishte i pranishëm kur kontrolluan qelinë time dhe u tha se ishte e paligjshme të merrnin shënimet e mia nga unë. Nuk ishin rojet e burgut ata që e bënë atë, por prokurorët portugezë. Ata bëjnë gjithçka që dëshirojnë”.

“Shkoi një muaj para se të ma kthejnë fletoren”, ka treguar Pinto në intervistën e tij për gazetën gjermane.

Pinto është ende në pritje të një date për gjyqin e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan