Njohja e Kosovës, në Spanjë bëhet çështje edhe për sportin

Njohja e Kosovës, në Spanjë bëhet çështje edhe për sportin

Jorep Borrell foli për sportistët kosovarë që nuk iu është refuzuar asnjëherë viza në SpanjëMinistri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell, tha në deklaratën e tij se Spanja “ka dhënë gjithmonë viza që janë kërkuar për pjesëmarrësit kosovarë në garat Olimpike të mbajtura në Spanjë nën kujdesin e COI”, duke iu referuar Lojërave Olimpike apo Lojërave Mesdhetare, të sponsorizuara nga COE.

Për garat e tjera sportive ndërkombëtare “Spanja nuk është e detyruar të pranojë pjesëmarrjen e Kosovës, por absolutisht nuk mund të refuzojë pjesëmarrjen e saj në kompeticionet sportive”.

Në të njëjtën letër, ministri Borrell i kërkon shpjegime Thomas Bach në lidhje me deklaratat e Pere Miro, shefi i COI, i cili ka qenë shumë kritik ndaj qeverisë spanjolle dhe politikën e saj të vizave ndaj sportistëve kosovarë.

Sipas Borrell, deklaratat e Miro-s “përbëjnë një ndërhyrje të patolerueshme në politikën e jashtme të Spanjës”. Ministria e kupton se në deklaratat e tij Pere Miró kërkoi njohjen nga Spanja të Kosovës.

Kështu, Borrell kërkon nga Bach se cila “instancë e IOC ka marrë këtë vendim dhe nëse e njëjta kërkesë e njohjes së Kosovës do të zbatohet në më shumë se 90 vende që ende nuk e kanë njohur, përfshirë Rusinë, Kinën, Indinë apo Brazilin”.

Pere Miro ka mohuar se ai i ka kërkuar Spanjës njohjen politike të Kosovës dhe se ajo që kërkohet është vetëm garancia që sipas Kartës Olimpike duhet të marrin pjesë të gjithë atletët, jo vetëm kosovarët. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.