Notarja italiane feston 30-vjetorin me foto nudo në vaskë!

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
5 Gusht 2018 13:53

Federica Pelegrini është një legjendë e notit, jo vetëm atij italian. Për atë që ka fituar dhe atë që ka humbur. Që kur mahniti botën në Olimpiadën e vitit 2004 në Athinë, kur ishte vetëm 16 vjeç, Pellegrini nuk është se e kaloi shumë lehtë faktin që u vu në qendër të vëmendjes kaq shpejt.

Por tashmë adoleshenca është lënë pas, problemet me ushqimin që rrezikuan karrierën dhe kritikat tashmë janë harruar. Ajo tashmë është 30 vjeç dhe ka zgjedhur të festojë me shoqet e skuadrës kombëtare italiane. Por pa harruar të ruajë edhe një kujtim për vete dhe… për të gjithë ndjekësit e saj të Instagram: Një foto nudo në vaskë. Mënyra ideale për të festuar këtë përvjetor jubilar në jetën e çdo njeriu.

Në karrierën sportive, Pellegrini është mbajtëse e rekordit botëror të 200 metrave stil i lirë për femra, ndërsa ka fituar edhe një medalje të artë në Lojërat Olimpike të vitit 2008. Në Botërorin e Romës në vitin 2009 ajo u bë femra e parë që realizon garën e 400 metrave stil i lirë për më pak se katër minuta.

Ajo është gjithshtu e vetmja notare (duke përfshirë edhe meshkujt) që ka fituar 7 medalje radhazi në të njëjtën garë, atë të 200 metrave stil i lirë, në Kampionatin Botëror. Ajo është gjithashtu e vetmja kampione olimpike në historinë e notit italian dhe e vetmja notare italiane që ka vendosur rekord botëror në më shumë se një stil gare./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Keita ''rikthen'' bukuroshen italiane në Serie A / FOTO

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Gusht 2018 17:24

Një ditë më parë, Keita Balde nënshkroi zyrtarisht për Interin, duke u rikthyer në Itali pas një viti të kaluar te Monaco. Me rikthimin e tij në Serie A – më parë ka luajtur te Lazio – kampionati italian “rifiton” edhe një bukuroshe seksi, që i shtohet listës së zonjave apo partnereve të futbollistëve që luajnë në këtë kompeticion.

Modelja italiane Simona Guatieri ka filluar t’i çmendë që tani tifozët e Interit, ndërsa më parë ishin lacialët që linin kokën për të. Simona është në formë fantastike dhe fotot e saj në Instagram e tregojnë më së miri, pasi nuk ngurron kurrë të shfaqë anën më të mirë të vetes…/EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Wanda Nara, jo vetëm menaxhere, por edhe 'opinioniste'

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Gusht 2018 12:42

Çdo të hënë në mbrëmje në Italia 1 duke filluar nga data 3 shtator do të transmetohet emisioni sportiv “Tiki Taka”, ku ndër të ftuarit e përhershëm të këtij sezoni do të jetë dhe bashkëshortja e Mauro Icardi-t, Wanda Nara.

Marrëveshja është arritur mes gjigantit televiziv Mediaset dhe bashkëshortes së kapitenit të Inter-it, e cila tashmë do të mbajë një tjetër pozicion në televizion. “Kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për ne. Wanda është një njeri i gjallë, nuk ka probleme me gjuhën dhe thotë gjithmonë atë që mendon. Për më tepër, kupton nga futbolli, pasi jeton çdo ditë me këtë sport”, tha drejtori i Mediaset.

Roli i Icardi-t : "Gjatë negocimit nuk është përmendur kurrë emri i tij, ne ishim të interesuar për Wanda-n. Marrëveshja është për një vit. E gjetëm veten në kohën e duhur. Ajo është e njohur në Argjentinë, në Itali Wanda ka dëshirën të ekspozohet jo vetëm si gruaja e Icardi-t. Flitet kaq shumë për të, por ajo është një grua e spektaklit, shumë inteligjente. E vlerësuam atë nga intervista e parë dhe gjetëm marrëveshjen brenda një jave". /EDS/

*********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

MotoGP, vajzat më të bukura ndodhen në Çeki

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
13 Gusht 2018 13:35

Jo vetëm një garë e bukur dhe emocionuese deri në sekondën e fundit, por edhe femra të bukura. Sfidën mes Marquez dhe Lorenzo-s e kanë zbukuruar edhe më shumë femrat që mbanin ombrellat në pistë. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Belen përmbys Instagramin dhe e pranon: Jam e çmendur

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Gusht 2018 17:19

Format e saj nuk dalin asnjëherë nga moda, sidomos tashmë që është rikthyer në vëmendje edhe të sportdashësve me lidhjen që ka me kampionin e MotoGP Andrea Ianone. Sa herë që Belen Rodriguez poston një foto në Instagram, rrjeti kthehet përmbys. Këtë herë është modelja dhe showgirl argjentinase që është kthyer përmbys, duke postuar foto pikante nga pushimet e saj, që duket se nuk mbarojnë kurrë.

Belen nuk zhgënjen kurrë, edhe këtë herë ka goditur në shenjë. Mijëra “likes” dhe komente për format e saj fantastike, ndërsa për veten ka shkruar “Loquita” – e çmendur. Në fakt, të çmendur… pas saj, janë plot 7,3 milionë ndjekësit në profilin e saj në Instagram./EDS/