Notat e lojtarëve: Barcelona 4-0 Sevilla, Messi me vlerësim maksimal

06 Tetor 2019

Barcelona e ka mposhtur Sevillan në kuadër të javës së tetë në La Liga me rezultat 4-0.

Golat për katalunasit i realizuan Luis Suarez (27’), Arturo Vidal (32’), Ousmane Dembele (35’) dhe Lionel Messi (78’).

Blaugranasit ishin dukshëm skuadër më e mirë në fushë dhe morën notën e përgjithshme 7.50, ndërsa Sevilla mori vlerësimin 6.17.

Barcelona vs Sevilla (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte padyshim Messi, që mori notën maksimale 10-të, shkaku i golit të shënuar, por organizimit të lojës.

Lexo po ashtu: Barcelona fiton me rezultat bindës ndaj Sevillës

Në anën tjetër, mbrojtësi i Sevillës, Daniel Carriço kishte paraqitjen më të dobët dhe mori vlerësimin 5.2.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Barcelonës (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Sevillës (Foto:WhoScored)

/Telegrafi/

www.telegrafi.com