Notat e lojtarëve: Barcelona 5-2 Real Betis, vlerësim maksimal për Griezmannin

25 Gusht 2019

Barcelona e ka marrë fitoren e parë për sezonin 2019/20 në La Liga, pasi e ka mposhtur 5-2 Real Betisin në Camp Nou.

Golat për katalunasit i realizuan Antoine Griezmann (41’ dhe 50’), Charles Perez (56’), Jordi Alba (60’) dhe Arturo Vidal (77’), ndërsa për mysafirët ato i shënuan, Nabil Fekir (15’) dhe Loren Moron (79’).

Barcelona ishte dukshëm skuadra më e mirë në fushë, derisa mori notën e përgjitshme 7.36, gjersa Real Betis u vlerësua me 6.33.

Barcelona vs Real Betis (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Lojtari më paraqitjen më të mirë ishte Antoine Griezmann që shënoi dy golat e para te katalunasit dhe mori notën maksimale, 9.9.

Lexo po ashtu: Edhe pa Messin e Suarezin, Barcelona fiton me spektakël ndaj Betisit në Camp Nou

Nga ana tjetër, lojtari që dështoi të tregonte më të mirën në këtë takim ishte portieri i Betisit, Dani Martin, që mori vlerësimin 5.7.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Barcelonës (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Real Betisit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan