Notat e lojtarëve: Bordeaux 0-1 PSG, Neymar ishte më i miri

28 Shtator 2019

Paris Saint-Germain e ka mposhtur Bordeauxin në kuadër të javës së tetë në Ligue 1 me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Neymar në minutën e 70-të pas një asistimi perfekt nga Kylian Mbappe.

PSG ishte skuadër dukshëm më e mirë në fushë, derisa mori notën e përgjithshme 7.25, ndërsa Bordeaux u vlerësuar me 6.66.

Neymar (Foto: Paris Saint-Germian/Twitter)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte brazilian, që mori notën 7.8, shkaku i golit të shënuar.

Lexo po ashtu: Neymar tregohet përsëri vendimtar, PSG mposht Bordeauxin

Në anën tjetër, ai që kishte performancën më të dobët në këtë takim ishte mesfushori i vendasve, Enock Këateng, që u vlerësua me 6.1.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Bordeaux (Foto: SofaScore)

Notat e lojtarëve të PSG-së (Foto: SofaScore)

/Telegrafi/

www.telegrafi.com