Notat e lojtarëve: Eintracht Frankfurt 1-1 Chelsea

02 Maj 2019

Eintracht Franfurti dhe Chelsea kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Golit të Luka Jovic, iu kundërpërgjigj Pedro, që në pjesën e parë, pasi pjesa e dytë nuk solli gola.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshje doli të jetë Ruben Loftus-Cheek që është notuar 8.4.

Pas tij vjen Pedro me 7.9.

Te Frankfurti, Jovic dhe Kevin Trapp janë notuar me 7.6.

Pas tyre është vlerësuar Costa me 7.2.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në ‘Stamford Bridge’. /Telegrafi/ 

www.telegrafi.com