Notat e lojtarëve: Guimaraes 1-1 Arsenal, Mustafi më i miri

06 Nëntor 2019

Guimaraes e ka ndalur Arsenalin në kuadër të Ligës së Evropës, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Golin në këtë takim për vendasit e shënoi Bruno Duarte (91’), ndërsa për The Gunners realizoi Shkodran Mustafi (80’).

Arsenali ishte skuadër për një nuancë më e mirë, derisa morën notën e përgjithshme 6.71, derisa Guimaraes u vlerësua me 6.66.

Guimaraes vs Arsenal (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Shkodran Mustafi ishte lojtari më i mirë i këtij takimi, gjersa mori notën 7.9, shkaku i golit të shënuar.

Lexo po ashtu: Goli i Mustafit nuk i mjafton Arsenalit – londinezët barazojnë me Guimaraesin

Në anën tjetër, lojtari që dështoi ta tregonte vetën në këtë sfidë ishte portieri i Guimaraes, Doglas me vlerësim 5.8.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë:

Notat e lojtarëve të Guimaraes (Foto: Who Scored)

Notat e lojtarëve të Arsenalit (Foto: Who Scored)

/Telegrafi/

www.telegrafi.com